Skip to toolbar

UNDP dhe Kuvendi i Kosovës shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë


loading...

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës, shënuan sot Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë me një uebinar të titulluar: “E ardhmja që duam të shohim – demokracia dhe sundimi i ligjit në kohë krize”.

Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së tha se COVID-19 paraqet një mundësi për t’i bërë shoqëritë më përfshirëse dhe të qëndrueshme dhe se me punën e tyre  synojnë të mbështesin parimet themelore të qeverisjes demokratike, duke përfshirë llogaridhënien, transparencën, dhe pjesëmarrjen.

“Zgjedhjet që ne bëjmë dhe veprimet që ndërmarrim gjatë kohës së COVID-19 do të përcaktojnë të ardhmen që duam tani dhe për brezat e ardhshëm!” tha Suokko një mesazh global të Kombeve të Bashkuara.

ndërsa Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit të Kosovës tha se duhet të kthejmë vëmendjen drejt tre parimeve kryesore të demokracisë.

“ndërsa shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, ne jemi duke sfiduar pandeminë e cila jo vetëm që po sulmon shëndetin dhe jetët tona, por edhe demokracinë. Baza e demokracisë është ndërtuar në tre parimet kryesore: lirinë, barazinë dhe drejtësinë, andaj do të doja të ftoja të gjithë që të kthejmë vëmendjen tonë drejt këtyre parimeve demokratike si vlera kryesore për liritë themelore” tha Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit të Kosovës.

ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara  Antonio Guterres, me rastin e shënimit të kësaj dite tha se qeveritë duhet të dëgjojnë më shumë njerëzit që kërkojnë ndryshime.

“Mjaft kohë para COVID -19, zhgënjimi po rritej dhe besimi tek autoritetet publike po zvogëlohej. Qeveritë duhet të bëjnë më shumë për të dëgjuar njerëzit që kërkojnë ndryshime. Në këtë Ditën e Demokracisë le të mbërthejmë këtë moment për të ndërtuar një botë më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse, me respekt të plotë për të drejtat e njeriut” kishte thënë ai në mesazhin e tij.

 

 

 



loading...