Thu. May 26th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

Unë dhe bashkëshorti im e kemi grupin e gjakut të njëjtë. A paraqet ky fakt ndonjë rrezik për shtatzëninë ose për beben?

Nuk paraqet rrezik nëse martoheni me dikë që e ka grupin e gjakut të njëjtë me ju.

Secili prej nesh e kemi një lloj të grupit të gjakut i cili mund të jetë Rh pozitiv ose Rh negativ. Grupet e gjakut Rh pozitive janë më të shpeshta se ato Rh negative.

Kur e shohim grupin e gjakut e lexojmë germën e parë (që mund të jetë A, B, AB ose 0) dhe Rh faktorin (që mund të jetë Rh pozitiv ose Rh negativ).

Duhet treguar kujdes të shtuar në rastet kur gruaja e ka grupin e gjakut Rh negativ, kurse bashkëshorti i saj është Rh pozitiv. Në këtë rast bebja mund ta ketë grupin e gjakut Rh pozitiv (sikur të babait) dhe nëna mund të krijojë antitrupa kundër Rh faktorit (sepse rruzat e kuqe Rh pozitive sistemi imunitar i nënës i njeh si të huaja).

Nëse ndodh kjo, atëherë themi se ajo grua është e sensibilizuar dhe antitrupat e saj do të kalojnë te fryti dhe do t’i shkatërrojnë rruzat e kuqe Rh pozitive.

Kjo mund të shkaktojë anemi të frytit, por edhe çrregullime shumë serioze si dëmtimi i trurit dhe vdekja e frytit.

Pra, nuk ka aq shumë rëndësi grupi juaj i gjakut, por Rh faktori.

Nëse ju e keni grupin e gjakut për shembull B pozitiv nuk do të ketë asnjë problem nëse burri e ka grupin të njëjtë me ju (pra poashtu B pozitiv).p

☎️ 045 725 725
☎️ 049 66 77 22 (ky numër edhe viber)
📍 Ulpiana D9, Prishtinë

POLIKLINIKA “DR.MEMLI” – SË PARI SHËNDETI!

You cannot copy content of this page