UNICEF dhe USAID shpërndajnë pajisje mbrojtëse për 10 mijë nxënës dhe mësimdhënës

loading...

Fillimi i vitit të ri shkollor i paraparë të fillonte më 1 shtator është shtyrë për datën 14 shtator. 

Shtyerja sipas ministrisë u bë në mënyrë që të krijohen kushtet në shkolla për mbrojtje nga COVID-19.

Sot UNICEF-i së bashku me USAID-in në Kosovë dhe me Ministrinë e Arsimit, kanë vizituar shkollën e mesme të ulët “Naim Frashëri” në Prishtinë.

Në këtë vizitë është bërë e ditur se UNICEF dhe USAID  kanë dhuruar pako higjienike dhe pajisje personale mbrojtëse për nxënësit dhe mësimdhënësit, ndërsa këto pajisje do të shpërndahen edhe në shkolla tjera.

Si pjesë e fushatës së kthimit në Shkolla, UNICED me mbështetjen e USAID do të shpërndajnë në total: 33,000 litra sapun të lëngshëm, 36,740 litra dezinfektues duarsh, 33,000 dezinfektues kimik, 1.320 termometra me rreze infra të kuqe, 4400 maska ​​si mburoja të fytyrës, 29 700 maska fytyre, 7700 kasketa të fytyrës.

Në total 660 shkolla fillore dhe të mesme do të furnizohen me pako higjienike dhe atë secila me nga: 50 litra sapun të lëngshëm, 50 litra dezinfektues duarsh, 50 litra dezinfektues kimik dhe 2 termometra me rreze infra të kuqe për secilën shkollë.

ndërsa 2200 mësimdhënës do të marrin pako me pajisje mbrojtëse të cilat do të përfshijnë: 2 maska ​​si mburoja të fytyrës, 3 maska ​​fytyre, 1 litër dezinfektues duarsh, 1 fletore dhe 1 çantë shpine me mesazhe për parandalimin e COVID-19.

ndërsa sa i përket nxënësve, 7700 nxënës të klasës së parë do të marrin pako me pajisje mbrojtëse, të cilat do të përfshijnë: 1 kasketë për fytyrë, 3 maska ​​fytyre, 200 ml dezinfektues duarsh, 1 fletore dhe 1 çantë shpine me mesazhe për parandalimin e COVID-19.

Ministria e Arsimit me anë të një komunikate gjatë ditës së djeshme pas takimit me SBASHK-un, ka bërë të ditur se është dakorduar që viti shkollor të vijojë sipas vendimit të MASh për fillimin e mësimit dhe master-planit të miratuar nga Qeveria.

“Shtyrja e fillimit të vitit shkollor bëhet me qëllim të sigurimit të kushteve të sigurta për fëmijët, mësimdhënësit dhe prindërit. Po ashtu, kjo do të sigurojë një mobilizim më të madh të përgjithshëm në përballje me pandeminë në Kosovë”, thuhej në komunikatën e Ministrisë së Arsimit.

 



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *