Urdhri i rremë në rrjete shoqërore, ministria e Shëndetësisë e hedh poshtë: s’ do të mbyllen shkollat


loading...

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pasi ditën e djeshme ka qarkulluar një “urdhër i rremë” në rrjete shoqërore ku thuhej se shkollat do të mbyllen prej pandemisë.
Ky lajm është një gënjeshtër. Kështu thuhet në një reagim të ministrisë ditën e sotme.

“Fake news, Ministria e Shëndetësisë përgënjeshtron urdhrin e rremë që qarkullon në rrjetet shoqërore”, thuhet në reagim.

Pra pavarëissht se ditët e fundit janë raportuar shifra më të larta të rasteve ditore me Covid, s’ do te ketë mbyllje të shkollave dhe se urdhri i djeshëm s’ ka qenë i vërtetë.

loading...