Urimi i Mustafës për festën e Kurban Bajramit


 

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa uroi të gjithë besimtarët duke thënë se kjo festë le të jetë një moment reflektimi për të gjithë në përmirësimin e raporteve ndër njerëzore dhe besimin e pakontestueshëm në Zot.

Mustafa apeloi që të shmangen tubimet dhe vizitat nëpër familjarë, për të ruajtur shëndetin publik.

Urimi i Mustafës:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Urime festa e Kurban Bajramit, edhe pse po jetojmë në këtë kohë të rëndë pandemie, ku të gjithë nevojitet kujdesur për njeri-tjetrin, dëshirat dhe urimet tona janë që të festojmë Bajramin tjetër në një situatë normale, me vizita tek miqtë e familjarët.

Ky Kurban Bajram, le të jetë një moment reflektimi për të gjithë ne, në përmirësimin e raporteve ndër njerëzore dhe besimin e pa kontestueshëm në Zot.

Të dashur qytetarë, në këto momente feste, lutemi për të gjithë të prekurit me koronavirus, ndjejmë dhembje për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre nga kjo pandemi si dhe bëj apel që secili qytetar të kujdeset dhe ta ruaj veten dhe me të dashurit e tyre.

Shmangni tubimet dhe vizitat nëpër familjar, këtë vit le të festojmë më zemër, e në distancë, vetëm kështu do ta ruajmë shëndetin publik.

Urime Kurban Bajramin dhe shpresoj që vitin e ardhshëm të festojmë të gjithë së bashku, në kushte dhe rrethana normale shëndetësore.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

As NBA restarts, teams take a knee before games

Fri Jul 31 , 2020
Issued on: 31/07/2020 – 07:37 NBA teams bowed their heads and knelt during the playing of the U.S. national anthem while wearing Black Lives Matter T-shirts on Thursday as the league returned for the first time since the coronavirus halted play in March with two thrilling games. Coaches and game […]