WordPress database error: [The MySQL server is running with the --read-only option so it cannot execute this statement]
INSERT INTO `wp_options` (`option_name`, `option_value`, `autoload`) VALUES ('_transient_doing_cron', '1660122521.2256200313568115234375', 'yes') ON DUPLICATE KEY UPDATE `option_name` = VALUES(`option_name`), `option_value` = VALUES(`option_value`), `autoload` = VALUES(`autoload`)

Ushqimet që duhen shmangur përpara gjumit - Gazeta Shëndeti
Wed. Aug 10th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Një ndër rregullat kryesore për një gjumë cilësor është kujdesi me ushqyerjen e tepërt. specialistët thonë se ngrënia përpara gjumit jo domosdoshmërisht luan rol në shtimin në peshë. Megjithatë sipas tyre, ushqyerja në orët e vona prish gjumin.

s’ duhet të hani ushqim të paktën 2-3 orë përpara fjetjes. Ky rekomandim bazohet në faktin se stomaku i një personi normal kërkon të paktën 2-3 orë për të shpërbërë ushqimin. Po qe se njeriu shtrihet për të fjetur pa mbaruar këtë proces s’ do të bëjë një gjumë të qetë.

Për më tepër, stomaku do të nxitojë për të transferuar çdo mbetje të patretur ushqimore në zorrë që do të pengojë përthithjen e ushqyesve dhe tretjen e mirë.

Tretja e vonuar jo domosdoshmërisht mund t’ju zgjojë natën, por njeriu do të zgjohet të nesërmen i lodhur.

specialistët shpjegojnë se ngrënia e një sasie të vogël ushqimi përpara gjumit është e pranueshme.

 
Ushqimet që s’ duhen ngrënë përpara gjumit

Çokollata  

Çokollata mund të jetë një burim i fshehur i kafeinës. Mjafton pak kafeinë që procesi i çlirimit të hormoneve të gjumit të ndërpritet dhe fjetja bëhet problematike.

Ushqimet me yndyrë
Qumështi, kosi, avokado, akullorja, gjalpi dhe arrorët s’ duhen konsumuar përpara gjumit. Djathi është më i keqi nga të gjithë, thonë specialistët, sipas të cilëve ky produkt bulmeti ju lë pa gjumë.

Ushqimet me aciditet të lartë
Ushqimet pikante ose ato me bazë salcë domateje siç është pica duhen shmangur plotësisht përpara gjumit.

Ato jo vetëm shkaktojnë urth por edhe ju lënë pa gjumë.

Alkooli
Alkooli mund t’ju përgjumë, por sërish do të jeni të pafjetur. Alkooli prish fazën REM të gjumit dhe falë tij do të rrotulloheni syhapur në shtrat.

Burimi: Living

[ad_2]

Subscribe
Notify of
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

You cannot copy content of this page

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x