Ushqimet Që Ndalojnë Oreksin e Tepërt


që dëshirojnë të humbasin në peshë duhet të përqendrohen më shumë tek konsumi i ushqimeve që frenojnë oreksin.

Këto ushqime japin dhe ngopje afatgjatë meqenëse treten ngadalë.

Sipas të dhënave të ngrënia e ushqimeve që kërkojnë më shumë kohë për tu tretur, e mbajnë sistemin në punë gjatë, ju bëjnë të ndiheni më të ngopur dhe ju ndihmojnë të digjni më shumë .

Elbi

Elbi në vetvete është një karbohidrat e megjithatë ai ul oreksin bashkë me nivelin e sheqerit në dhe rrezikun e diabetit (sëmundja e sheqerit).

Elbi përbëhet nga disa fibra dietike të cilat nxisin ndjesinë e ngopjes afatgjatë.

Speci Djegës

Speci i kuq ka aftësinë të shuajë oreksin dhe të përshpejtojë djegien e kalorive.

Mjafton një gjysëm luge kafeje me këtë erëz pikante për t’i dhënë shtysë dhe metabolizmit.

Proteina

Kur vjen puna tek dobësimi, konsumi i mishit pa dhjamë është i një rëndësie të veçantë.

i shpendëve apo shtazëve është shumë i pasur me por ai s’ duhet të ketë dhjamë. Po qe se s’ ju pëlqen mishi mund të konsumoni thjerrëza, qiqra, fasule, bizele, dhe brokoli.

Bajamet

grusht me bajame është ideal për të shuar oreksin mes vakteve.

ju kujton se këto arrorë ju bëjnë të ndiheni më të ngopur dhe rrjedhimisht s’ do ta teproni me ushqimin në vaktet kryesore.

Salmoni

Ngrënia e salmonit do ju mbajë të ngopur për shumë kohë.

Salmoni është i pasur me acide yndyrore omega-3 të cilat ju ndihmojnë të përmirësoni metabolizmin dhe të mbani një peshë të mirë trupore.

Për më tepër, salmoni është shumë i mirë për të ulur kolesterolin dhe mirëmbajtur shëndetin e zemrës.

Çaji i Trëndelinës

Çaji i farave të trëndelinës zbut oreksin dhe bën që të keni më pak nevojë për .

Kjo ndodh meqenëse farat e trëndelinës janë shumë të pasura me fibër që tretet në ujë./AgroWeb.org

Postime të ngjashme