Ushqimet që ndikojnë në sistemin imunitar


ushqimi

Sistemi imunitar nga mbron nga shumë bakterie dhe viruse, por ndonjëherë ato janë më të fuqishme se vet imuniteti jonë. andaj, e rëndësishme është që përmes metodave natyrale ta forconi sistemin imunitar.

Hudhra dhe mjalta

Mjalta është e mbushur me vitamina, minerale dhe antioksidantë. Gjithashtu në organizëm vepron si luftuese e radikaleve të lira.

Në anën tjetër hudhra rritë mundësinë e qelizave të bardha të gjakut, të luftojë shumë viruse. E kur bëhen këto të dyja bashkë, sistemi imunitar është tejet i fortë.

Në një filxhan mjaltë vendosni 8 deri 10 pjesë të hudhrës. Lëre në temperaturë të dhomës për 3 deri 5 ditë dhe më pas vendose në frigorifer. Më pas është e gatshme që të përdoret. Konsumoni një lugë të kësaj përbërje çdo ditë.

Ujë me limon

Limoni është i pasur me Vitaminë C, që është një luftues i shumë së mundjeve.

Në një shishe me ujë të ngrohtë vendose gjysmën e limonit dhe pini atë ujë gjatë ditës.

Lëng të gjelbër

Ky lëng s’ është vetëm i mbushur me vitamina por është fantastik për sistemin imunitar.

Spinaqi quhet super-ushqim për një arsye, se ka shumë vitamina dhe minerale përfshirë këtu edhe Vitaminën C, beta-karotene dhe antioksidantë që luftojnë infeksionet dhe viruset.

Portokalli në anën tjetër për shkak të Vitaminës C është thelbësor për luftimin e ftohjeve.

Xhenxhefili është anti-bakterial dhe kur këto tre bëhen bashkë, ju do keni një sistem imunitar të mahnitshëm. /Familja Jone

Leave a Reply