Ushqimet që ua përmirsojë kujtesën – Gazeta Tribuna

loading...


Si të përmirësoni kujtesën me ushqime – Lista që ju duhet

Shumë njerëz ankohen se kanë një memorie të dobët dhe për këtë ekzistojnë arsye të ndryshme. Por kjo s’ do të thotë që t’ia lëmë fajin moshës, shkruan “AgroWeb”.

Të mendosh se s’ mund të bësh asgjë për të përmirësuar situatën, është e gabuar.

Neuro-transitorët (qelizat e trurit) janë përgjegjësit për tejçimin e informacioneve në të tërë trupin, si dhe për lëvizjet motorike të tij.

Në qoftë se ju ndodh që të bllokoheni në mes të fjalisë, me siguri që njëra nga këto qeliza s’ ka funksionuar siç duhet.

Në të shumtën e rasteve kjo ndodh si pasojë e një ushqyerje jo të duhur. Siç rezulton në të shumtën e rasteve, duhet të kemi kujdes ato çfarë hamë.

Ushqimet që Ndikojnë në Memorie
Disa vlera ushqimore të veçanta të cilat sipas të dhënave të Agroweb.org ndihmojnë në një memorie më të fortë janë:

Magnezi i cili ushqen trurin dhe neuro-transitorët. Mund ta gjeni tek midhjet, arroret dhe bishtajoret.
Vitamina C ndihmon në qarkullimin e gjakut në trup. Të pasura me të janë kivit, domatet, kumbullat, agrumet, transmeton lajmi.net.
Vitamina E përmirëson qarkullimin e gjakut në tru, ushqimet që e përmbajnë këtë janë farat e lule diellit, bajamet, vaji i ullirit, lajthia.
Zinku mbledh dhe largon substancat toksike nga truri duke i nxjerrë ato jashtë organizmit tonë. Këtë mineral mund ta marrim përmes kërpudhave, drithërave dhe gocave të detit.
Acidet yndyrore të omega 3 janë shumë të rëndësishme. Në qoftë se në dietën tonë përfshijmë dhe ushqimet e detit, farat e linit, do të marrim një sasi të konsiderueshme.
Shafrani i Indisë
Ajo që vjen si një hyrje e re, në përmirësimin e e memories është Shafrani i Indisë.

Dhe pse famën si një super ushqim e mori prej vlerave anti-inflamatore.

Shafrani i Indisë ndihmon në reduktimin e pllakave bakteriale, shkaktarët kryesorë të Alzheimerit.

Mund ta përfshini aspak lehtë në gatimet tuaja, pasi është një erëz me shumë përdorime. Madje mund dhe ta përdorni në lëngjet e frutave të shtrydhura në mëngjes.

Related posts