Mon. Aug 8th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
melcia

Mëlçia është një organ tejet i rëndësishëm në organizëm.

Funksioni primar i saj është që të filtroj gjakun që vjen nga aparati tretës, përpara se të kalojë tek pjesa tjetër e trupit. Mëlçia luan rol të rëndësishëm në detoksifikimin e organizmit.

Mëlçia është e pozicionuar në pjesën e djathtë të stomakut dhe ndahet në dy pjesë. Ulçera e thëmthit gjendet nën mëlçi së bashku me pjesë të pankreasit dhe zorrëve. Mëlçia dhe këto organe kanë funksion të përbashkët që të absorbojnë dhe ta procesojnë ushqimin.

Mëlçia e dhjamosur është një sëmundje që shumë persona që s’ushqehen shëndetshëm, rrezikojnë ta kenë.

Termi ‘mëlçia e dhjamosur’, është term ombrellë i shumë komplikimeve me mëlçi por që në thelb  ideja është që qelizat e këtij organi përmbajnë shumë yndyrë.

Arseja që mëlçia dhjamoset është si shkak i akumulimit të yndyrës në këtë organ. Normalisht ky organ ka yndyrë rreth strukturës, mirëpo kur yndyra kalon 5 për qindëshin e saj, atëherë konsiderohet që mëlçia është e dhjamosur.

Si pasojë e dhjamosjes së mëlçisë, ky organ ngadalëson tretjen duke humbur aftësinë për të bërë filtrimin e gjakut – e kështu duke shkaktuar shumë probleme shëndetësore.

Kur sasia e yndyrës rreth këtij organi shtohet, atëherë mund që të dëmtohet edhe struktura duke shkaktuar kështu çrregullime në funksionin e saj.

Mëlçia e dhjamosur është një sëmundje e përhapur dhe sipas të dhënave janë 25 përqind e popullsisë globale që vuan nga dhjamosja e këtij organi.

Kjo sëmundje është e ndërlidhur e obezitetin dhe tipin 2 të diabetit (sëmundja e sheqerit) (sëmundja e sheqerit) e nëse s’mjekohet pacienti mund të ketë probleme të shumta shëndetësore.

Ka faktor të ndryshëm që ndikojnë në dhjamosjen e mëlçisë dhe ne do ua listojmë disa prej tyre:

Kur një pacient është obez –  kjo bën që mëlçia të përthitë më shumë yndyrë dhe me kalimin e kohës bëhet shtresë yndyrore në këtë organ.

Vetëm po të një person ka më shumë peshë rreth barkut atëherë ka shumë mundësi që të ketë edhe mëlçi të dhjamosur.

Edhe rezistenca ndaj insulinës rritë mundësinë e yndyrës në mëlçi.

Konsumimi i karbohidrateve është një prej faktorëve kyç që ndikojnë që një person të ketë mëlçi të dhjamosur. Ushqimet e shpejta, të sheqerosurat e pijet energjike janë indikator që ndikojnë tek mëlçia./Familja Jone

Subscribe
Notify of
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

You cannot copy content of this page

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x