Ushtarët italianë dhurojnë pajisje mbrojtëse për Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Prishtinë

loading...


Ekipi mjekësor ushtarak italin, i cili po vepron në Kosovë në mbështetje të institucioneve shëndetësore promovoi dhurimin e maskave të fytyrës dhe kostumeve mbrojtëse për Klinikën e sëmundjeve infektive në Kosovë. Pajisjet u dorëzuan sot nga ushtarët italianë të Komandës Rajonale të KFOR-it Perëndim.

“Ekipi italian përbëhet nga mjekë dhe infermierë nga të gjitha Forcat e Armatosura Italiane dhe po ndihmon strukturat shëndetësore në Kosovë në përgjigjen e tyre ndaj COVID-19, me anë të një numri aktivitetesh përfshirë këshillimin mjekësor dhe sondazhet e kryera në të tërë Kosovën,” tha majori Cristian Benegiamo, udhëheqësi i ekipit transmeton Telegrafi.

Lindita Ajazaj-Berisha falënderoi ekipin mjekësor ushtarak italian për mbështetjen e tyre dhe ndarjen e përvojës së tyre të specializuar në menaxhimin e COVID-19 me kolegët e tyre në Kosovë.

KFOR-i po lehtëson aktivitetet e ekipit brenda kornizës së ndihmës së siguruar bashkërisht për institucionet në Kosovë nga Ministria italiane e Mbrojtjes dhe asaj të Punëve të Jashtme.

Që nga shpërthimi i pandemisë, KFOR-i ka vazhduar detyrat e tij të sigurisë, ndërsa ka lehtësuar shpërndarjen e ndihmës nga kombet dhe partnerët e NATO-s. Në muajt e fundit, ushtria italiane ka dërguar një ekip të specializuar, i cili ka kryer dezinfektimin e një numri të lartë të objekteve publike.

“Sot është Dita e Forcave të Armatosura Italiane dhe ne jemi veçanërisht të lumtur ta festojmë atë me anë të një donacioni të dobishëm dhe konkret që do të sjellë përfitime për të gjitha komunitetet në Kosovë”, tha koloneli Gianluca Figus, kreu i Komandës Rajonale Perëndim të KFOR-it të udhëhequr nga Italia, thuhet në komunikatën për media të KFOR-it./Familjajonë/

Related posts