Mon. May 16th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Kuptimi i fjalës

 

Kuptimi i fjalës Ushtroj

Çka është Ushtroj ?

 

USHTROJ kal.

  • 1. I bëj ushtrime të vazhdueshme për ta bërë të aftë e të shkathët për diçka, e vë në punë për të fituar shprehitë e nevojshme, stërvit. Ushtroj trupin. Ushtroj krahët (këmbët). I ushtron veshin për muzikë. Ushtron kujtesën.
  • 2. Merrem rregullisht me një veprimtari a me një punë të caktuar; bëj vazhdimisht. Ushtroj sportin. Ushtron gjuetinë. Ushtroj notin. Ushtron një mjeshtëri (profesion).
  • 3. Bëj një veprim të caktuar mbi dikë a mbi diçka; vë në veprim një mjet ose një mundësi që kam në dorë, përdor. Ushtron ndikim ndikon. Ushtron shtypje (trysni). Ushtron forcën (fuqinë). Ushtron kontroll. Ushtron pushtetin (diktaturën). Ushtron të drejtën e zgjedhjes. Ushtron vullnetin e vet. Ushtroi gjithë ndikimin e vet.