Vaksina e kompanisë Moderna-s kundër koronavirusit rreth 95% efektive

loading...


Kompania e bioteknologjisë me bazë në SHBA është e fundit që zbulon rezultate mbresëlënëse nga hulumtimet klinike të fazës së tretë të vaksinës anti-Covid.

Gara për një vaksinë të koronavirusit ka marrë një goditje tjetër në krah të kompanisë amerikane të bioteknologjisë ‘Moderna’ duke u bërë e fundit që zbulon rezultate mbresëlënëse nga hulumtimet e fazës klinike të tretë të vaksinës së saj, shkruan The Guardian.

Një analizë e përkohshme, e lëshuar ditën e hënë –  është bazuar në 95 pacientë me infeksione të konfirmuara nga Covidi, ku thuhet se vaksina kandidate ka një efikasitet prej 94.5% kundër koronavirusit.

Kompania tha se kishte në plan të aplikonte tek rregullatori amerikan – Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për autorizimin e përdorimit emergjent në javët e ardhshme.

Rezultatet, janë lajme inkurajuese që dalin nga përpjekja marramendëse për të zhvilluar një vaksinë kundër koronavirusit dhe ndjekin një analizë të ngjashme të përkohshme në fillim të këtij muaji nga një bashkëpunim midis Pfizer dhe firmës gjermane BioNTech, e cila sugjeron që vaksina e tyre është 90% efektive në parandalimin e sëmundjes.

Vaksina e kompanisë Moderna, po provohet në më shumë se 30,000 vullnetarë dhe s’ pritet të jetë në dispozicion jashtë kufijve të SHBA-së deri vitin e ardhshëm.

Kompania e bioteknologjisë, shpreson se do të kete 20 milion doza të gatshme për të dërguar në SHBA para fundit të vitit 2020 dhe të prodhon 500 milion deri në 1 miliard doza globale vitin e ardhshëm./Familjajonë/

Related posts