Vaksina e Novavax-it futet në fazën e fundit të testimit

loading...



Kompania amerikane Novavax është futur në fazën e fundit të testimit të një vaksine që lufton COVID-19-n, ndërsa shtetet po përballen me furnizime të pamjaftueshme me ato vaksina që kanë marrë tashmë autorizimin.

Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar përdorimin për raste emergjente të dy vaksinave, njëra e prodhuar nga kompanitë Pfizer/BioNTech dhe tjetra nga Moderna, por për disa muaj dozat që do të shpërndahen do të jenë të limituara.

Vaksina kandidate mbi të cilën po punon Novavax është e pesta që arrin në fazën përfundimtare të testimit. Rreth 30,000 vullnetarë janë të nevojshëm për të provuar Po qe se kjo vaksinë, e një lloji tjetër nga ajo e prodhuar nga kompanitë konkurrente Pfizer e Moderna, funksionon dhe është e sigurt.

Studimi i financuar nga qeveria amerikane, është i hapur për të gjithë personat në moshë të rritur, duke u përqendruar tek të moshuarit me rrezik të lartë si dhe tek vullnetarë që i përkasin komuniteteve afro-amerikane dhe hispanike, të cilët rezultojnë të jenë prekur rëndë nga virusi. Vetëm dy të tretat e vullnetarëve do të marrin vaksinën e vërtetë ndërsa pjesës tjetër do t’u injektohet placebo.

Vaksina e Novavax-it përdor kopje të padëmshme, të rritura në laborator të proteinës që vesh koronavirusin, për të stërvitur trupin që të kuptojë kur shfaqet virusi i vërtetë. Në ndryshim vaksina e Pfizer-it dhe Moderna-s përdorin një teknologji më të re, duke injektuar kodin gjenetik të asaj proteine.

Në SHBA edhe dy kompani të tjera, Johnson & Johnson dhe AstraZeneca ndodhen në fazën e fundit të testimit të vaksinave të tyre kundër COVID-19-s.

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *