Vaksinat për gripin sezonal do të vijnë nga Koreja e Jugut

loading...


Vaksinat për gripin sezonal kanë kaluar të gjitha kontrollet e sigurimit të cilësisë e po ashtu kanë përmbushur edhe standardet e OBSH-së dhe janë nisur nga Koreja e Jugut për në Kosovë, thonë në Ministrinë e Shëndetësisë. Megjithatë, këto janë vetëm një pjesë prej tyre pasi që 500 mijë vaksinat e premtuara nga Ministria e Shëndetësisë s’ kanë arritur të sigurohen.

Përderisa vaksinimi kundër gripit sezonal ka filluar në shtetet e rajonit në Kosovë pritet të mbërrijnë mbi 160 mijë vaksina të blera nga Ministria e Shëndetësisë me anë të UNICEF-it, thanë për RTV Dukagjinin nga Ministria e Shëndetësisë.

“160,500 vaksina plus 5,800 të tjera (që të gjitha vaksina katër valente kundër gripit sezonal ) të blera nga Ministria e Shëndetësisë me anë të UNICEF-it janë nisur për transport nga vendi i prodhimit (Koreja e Jugut) për në Kosovë. Brenda pak ditësh ato do të jenë këtu, sipas njoftimeve nga UNICEF-i dhe do të fillojë vaksinimi kundër gripit sezonal për grupet prioritare”.

VIDEO: Kush është radiologu i QKUK-së i cili qëndroi 33 ditë me oksigjenoterapi pasi u prek nga Covid-19?

Muaj më parë Ministria e Shëndetësisë ishte deklaruar se do të vaksinojë rreth 500 mijë qytetarë me vaksinat kundër gripit sezonal por deri më tani kanë dështuar dy tender për shkak të ofertimit me çmime shumë të larta. Gjithsesi MSh thotë se do të bëjë përpjekje për të siguruar edhe pjesën tjetër të vaksinave.

‘’MSh do të insistojë edhe në sigurimin e vaksinave të tjera shtesë sipas nevojave që do të ketë popullata”, tha MSH, përcjell Telegrafi.

E për vaksinat kundër Covid-19, janë dy kompani amerikane, PfizerBionTech dhe Moderna, që thonë se rezultatet tregojnë për efektshmëri mbi 90%.

ndërsa, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj tha se Kosova është në bisedime me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për të siguruar vaksinat për coronavirusin.

The post Vaksinat për gripin sezonal do të vijnë nga Koreja e Jugut appeared first on Insajderi.

Related posts