Valdete Daka gjatë vitit 2019 bleu shtëpi pushimi e banesë në vlerë 216 mijë euro


loading...

Vetëm gjatë vitit 2019, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka blerë një banesë në vlerë 140 mijë euro dhe një shtëpi pushimi në vlerë 76 mijë euro.

Për blerjen e këtyre dy pasurive të paluajtshme, Daka ka dhënë edhe një shpjegim në deklarimin e pasurisë për vitin 2019 në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

“Shtëpia në Brezovicë është blerë nga Ema Bytyqi, më 28.01.2019 sipas parakontratës dhe është paguar 60000.00 euro, kurse pjesa prej 16000.00 euro do të paguhet pas transferit në kataster. Toka në Brezovicë i është shitur Maliq Dakes, në vlerë prej 42000.00. Transferi në kataster ende s’ ka përfunduar dhe toka figuron në emër të bashkëshortit. Banesa në Prishtinë 172m2 është paguar nga paratë e tokës në Brezovicë, vetëm kësti i parë 40000.00 euro”, thuhet në deklarimin e Valdete Dakës.

Përveç që është kryetare e KQZ-së, Daka punon edhe si gjyqtare në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Të hyrat nga këto pozita që mban kapin vlerën e 40 mijë e 426 euro e 84 centë.

Daka i ka deklaruar se i mban në bankë si para të gatshme edhe 10 mijë e 700 euro.

kurse, i ka deklaruar edhe detyrimet financiare ndaj bankave, 20 mijë euro kredi për renovim, 15 mijë e 700 euro të tjera kredi për blerjen e shtëpisë dhe 30 mijë euro të tjera që e ka përshkruar që i ka marr hua nga një person fizik.

Valdete Daka, përveç shtëpisë për pushim, që e ka blerë në vitin 2019, ajo e ka deklaruar edhe një shtëpi tjetër të pushimit të blerë në vitin 2014 në vlerë prej 73 mijë eurove, në emër të bashkëshortit.

Një banesë tjetër, Daka e ka deklaruar në emër të saj në vlerë prej 63 mijë eurove e të cilën e ka blerë në vitin 2010.

Në emër të bashkëshortit, kryetarja e KQZ-së i ka deklaruar edhe tokë, njëra 48 mijë euro dhe tjera 12 mijë euro të cilat janë blerë në vitin 2017, përkatësisht në vitin 2018.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *