Valon Berisha me paraqitje fantastike në fitoren e Reims, kjo është nota e tij

loading...


Stade Reims ka triumfuar fuqishëm ndaj Montpellier në Ligën e Parë të Francës.

Skuadra e Valon Berishës dhe Arbër Zenelit triumfoi 0 me 4 në transfertë, përcjell GazetaBlic.

Në këtë takim titullar nga minuta e parë ishte Valon Berisha, ndërsa s’ kishte minuta për Arbër Zenelin.

Berisha luajti plot 83 minuta dhe bëri një paraqitje shumë të mirë ku u vlerësua me notë 7.7.

/GazetaBlic/

 



Related posts