Vampirizmi energjetik

Su

lmi i  Vampirëve energjitikë

Vampirizmi
për të cilin do flasim këtu nuk është ai i romaneve dhe i filmave
horror. Këtu flitet për për Vampirët ‘njerëzorë’, njerëz që enden nëpër
botën tonë, që veprojnë ditën, që mbajnë emrat tanë e që ushtrojnë
profesionet tona madje edhe profesionet mjekësore. I takojmë çdo ditë dhe çdo ditë pësojmë sulmin e tyre.
Por këtë sulm jemi mësuar ta trajtojmë si një fenomen natyral, si erën,
rrufenë, breshërin: e pranojmë si pjesë të ekosistemit.

Ky lloj
Vampiri është një krijesë që ka nevojë të zhvasë energji sepse nuk është
i kënaqur  me veten dhe beson se  i mungojnë rezervat e mjaftueshme për
të përballuar botën që e rrethon. Është pra një lloj njeriu që, dhe pse
është gjallë, ndjehet tashmë ‘i vdekur’, sepse thellë brenda vetes
është i bindur se është njeri i pavlerë. Kështu ka iluzionin e të
maskuarit të këtij turpi, duke reaguar  në një mënyrë të tillë sa të
mashtrojë e të poshtërojë të tjerët sa herë që i jepet rasti. Çdo veprim
i tij, çdo fjalë e tij, çdo mënyrë sjelljeje e tij është në funksion të
vjedhjes së energjisë.

Forca-Vampir

Ai
që ne quajmë Vampir, në të vërtetë nuk është tjetër veçse një forcë që
gjen vend tek  një individ me kushte të veçante psikologjike dhe
egzistenciale. Ai që bie  pre e kësaj Force, pra, është sigurisht një
person, por është edhe një Vampir saktësisht siç edhe një fajdexhi është
një person. Forca-Vampir vihet në zotërim të një personi duke ndjekur
linjën e vuajtjeve, zhgënjimeve, cfilitjeve shpirtërore, dhe e manovron
duke ia  frymëzuar të gjitha veprimet e tij me filozofinë e vet
vampirike. Kjo nuk i heq asgjë as përgjegjësisë së personit-Vampir (që
ka lejuar të depërtojë kjo Forcë, që duron praninë malinje e që e
shfrytëzon gjithë të ligësinë), as strategjisë së mbrojtjes e të
kundërsulmit që është e drejtë të përdoren kundër kundër këtyre
Vampirëve. Përkundrazi, fakti që asht fjala për një forcë e bën akoma më
të ligjshëm veprimin e prirur ndaj çlirimit si të presë, si të
pretarit, nga kërcënimi i një elementi të huaj dhe jonjerëzor.

“Dhurata” e Vampirëve

Vampiri
është subjekt i disa rregullave të hekurta: për të vjedhur energji ai
duhet të japë viktimës së tij në këmbim një “dhuratë fuqie”, diçka që të
mund ta bëjë viktimën më pranues. Dhurata e fuqisë që Vampiri na bën
vazhdimisht është të kushtuarët e vëmendjes dhe të mbrojtjes ndaj veseve
tona, ndaj poshtërsive tona, ndaj turpit tonë. Një tip loje absolutisht
e çmendur, si pjesa më e madhe e lojnave vampirike. Në të vërtetë, meqë
ai ia ofron ‘favorin’ vetëm në prani të veseve, poshtërsive e turpit,
edhe kur nuk i kemi, duhet të përpiqemi t’i përftojmë : vetëm kështu
mund të sigurojmë ‘mbrojtjen’ e tij. Dhe ja, më në fund gjëndemi të
mbrojtur nga Vampiri kundër pasojave të problemeve që nuk i kishim e pa
të cilat jetonim përbukuri.

Gjurmë të humbjes së energjisë

Agresioni
vampirik lë gjithnjë gjurmë të rënda tek viktima, edhe pse kjo e
fundit, pa e njohur egzistencën e këtij mekanizmi, nuk i nxjerr në pah,
ose ua atribuon dobësive të trupit dhe problemeve tjera të pandehura si,
nervozizmit, prirjes ndaj melankolisë, bllokimit të papritur mendor,
dobësisë vetiake, ndonjë difekti në karakter, etj. Tipologjia e
simptomave që rrjedhin prej një agresioni vampirik është shumë e
artikuluar,  por mungesa e  përvojës për të analizuar disa gjendje
shpirtërore krijon një tendencë përgjithësuese për të shmangur thellimin
e tyre. Sa herë që ndjejmë të na vijnë së brendshmi sinjale të tilla,
shfaqet mesazhi i regjistruar që na kanë mësuar: “Sa i komplikuar që je!
Hiq dorë një herë e mirë nga paranojat!” fatkeqësisht, përsa kohë që i
trajtojmë kështu ndjenjat tona, intuitat tona, nuk do mësojmë kurrë të
mbrohemi nga Vampirët. Përkundrazi, do t’u lëmë fushë të lirë
ekspeditave të tyre plaçkitëse. Në të vërtetë, në raport me ne Vampirët
kanë një përparësi: janë që ç’ke me të paranojakë, por vetëm në sensin e
të mosanashkaluarit të asnjë detaji që u shërben për të përfituar atë
që dëshirojnë.

Simptomat e agresionit vampirik

Prania
e një Vampiri mund të prodhojë mërzi, angështi, nervozizëm, shqetësim,
tension, eufori, reduktim të vëmendjes, pakësim të ndjeshmërisë dhe
shumë gjëndje të tjera të shkaktuara nga prishja e sjelljes normale

Por
simptoma që thuajse gjithmonë shfaqet pas takimit me një Vampir, kur
tashmë ka shkuar, është një gjendje pakënaqësie, prishaqefje, një
ndjenjë armiqësie kundrejt realitetit. Bëhet fjalë për gjendje që –
veçanërisht kur je i detyruar nga rrëthanat që të rrish shumë kohë me
një Vampir- mund të teptisin në dobësi fizike të llojeve të ndryshme ,
si dhimbje koke, bllokime të aparatit të tretjes, pafuqi e
paspjegueshme, kollitje nervoze. Në disa raste, dobësitë mund të
shndërrohen në shqetësime më serioze, ose në sëmundje.

Vampiri
nuk ndan kurrë një gjëndje shpirtërore me dikë tjetër. Me një Vampir
mund të ndash hapsirën ose një aktivitet, por jo një gjendje
shpirtërore. Qëniet njerëzore, edhe në situata të një mungese të
intimitetit apo të kontakteve sipërfaqësore, kanë nevojë të ndajnë me
dikë tjetër kanë nevojë një gjëndje shpirtërore. Por Vampiri nuk
shkëmben asgjë dhe nuk pranon përcjellje të ndërsjellta gjëndjesh
shpirtërore. Kësisoj, një person i mësuar me kontakte njerëzore, përpara
një Vampiri do të ndihet shumë në siklet. Hiçi që një Vampir përcjell
është si një marramendje që përthith gjithçka. Ajo që më së shumti na vë
në siklet është ndjesia që ai person nuk ka kurrfarë interesi për ne,
që ka një qëllim vetiak.për të realizuar, e që, edhe nëse ne hyjmë në
një farë mënyre në programet e tij, hyjmë me cilësitë e sendeve e jo të
njerëzve.

Bllokimi mendor vampirik

Rreziku
për t’u gjendur nën pushtetin absolut të shastisjes vampirike, mund të
shfaqet qoftë gjatë një marrëveshjeje biznesi, qoftë në çdolloj rrëthane
në të cilën pengu në lojë nuk është  paraja por, afria, miqësia,
solidariteti, dinjiteti apo çfarëdo materiali ‘delikat’. Shembulli më i
efektshëm është ai i blerjes së padëshiruar. Të gjithë i kemi parasysh
ato raste kur, kundër vullnetit tonë, kemi përjetuar situatën absurde të
të pasurit në dorë një objekt që nuk do të donim ta blinim e që nuk do
ta marrim vesh kurrë se përse e blemë. Në një treg, në një panair apo
diku tjetër, qëllon që dikush na ndalon a pothuajse na prangos
fizikisht, që na reciton një formulë magjike.: “Për çfarë jeni të
interesuar saktësisht?”, ose “A ke dëgjuar ndonjëherë të flitet për
XYZ?”, ose “Eja këtu, vetëm një çast- pa problem- mos u trembni – madje,
rehatohuni, uluni pak”. Një bisedë e bërë kundra dëshirës, një interes i
shtirë kundrejt propozimit (thuajse gjithmonë vetëm për të mos fyer
bashkëbiseduesin), nostalgjia shporuese për kohën- pak çaste përpara-
kur ishim të lumtur e të lirë për të shkuar ku nna pëlqente… Mandej,
fletë që të shqetësojnë e një penë në dorë për të firmosur diçka, apo
një makinë llogaritëse që punon teksa malli futet në një zarf a
kuti…Loja u krye me sukses. Prej atyre çasteve të shkurtëra por të
pafundme, na kujtohet vetëm një bllokim mendor, ngulmues dhe i
paspjegueshëm.

Hipnoza vampirike

Përpara
Vampirit jemi si të hipnotizuar: në sytë tanë kalojnë imazhe
enigmatike, e çdo frazë e thënë prej tij përçon mesazhe të errëta.
Përballë këtyre mesazheve shqisat tona i fshikin fjalët pa u ndalur në
asnjerën prej tyre dhe bllokimi mendor vazhdon të neutralizojë çdo
përpjekje tonën për të qenë në kontakt me realitetin. Gjatë sulmit
vampirik ne shohim, dëgjojmë, perceptojmë, por në një mënyrë çuditërisht
të; nuk jemi në gjendje të mendojmë në mënyrë koherente: jemi si të
vënë nën zgjedhë. Në një farë mënyre e dimë se se gjithë ç’rrjedh
përpara syve tanë është një lloj ëndrre, që fjalët e thëna prej
pushtuesit tonë i shërbejnë veç arritjes së qëllimit të tij; por
megjithëkëtë e dimë se do përfundojmë të dorëzuar. Ndoshta ngaqë duam të
çmohemi prej tij; ose nga që nuk duam ta zemërojmë; apo ndoshta për të
dalë sa më shpejt  nga ankthi i pranisë së tij. Në horizontin tonë, kësi
çastesh egziston vetëm pushtuesi ynë me tentakulat e tij të
pashmangshme, kurse ne jemi thelbësisht nën pushtetin e tij absolut.

Nevoja për t’i pëlqyer Vampirit

Prania
pushtuese e Vampirit, ngarkesa e tij negative, uria e tij për energji,
janë faktorët faktorë psikologjikë aq të rëndë për t’u përballuar, sa
shpesh nuk mund të bëjmë tjetër gjë veçse të përpiqemi t’i zbusim
nëpërmjet shndërrimit të tyre në kënaqësi. Një kënaqësi mazokiste,
natyrisht, që nganjëherë merr deri dhe trajtat e një lloj fatlumësie
prej se jemi zgjedhur si viktima. Ky rezultat i agresionit vampirik mund
të lidhet sa me përmasat e afrie, aq edhe me marrëdhëniet profesionale,
afaristike, politike. Shumë njerëzve u ka ndodhur të gjenden përballë
një personi me ndershmëri mjaft të dyshimtë, por të mveshur me një
aureolë fuqie, e të kenë ndjerë njëkohësisht një ndjenjë neverie
tëhuajsuese edhe një përkushtim të zjarrtë për t’i pëlqyer me çdo kusht.
Ai ndërthur mënyra sjelljeje që na bëjnë të ndihemi asgjë përballë tij.
Mjafton një buzëqeshje e tij, një shkelje e syrit, një gjest afrie për
të na bërë të fërgëllojmë nga një emocion i panjohur, misterioz, që na
shtyjnë të realizojmë çdolloj sjellje apo veprimi që do t’i pëlqente
atij. T’i pëlqejmë atij, kjo është për ne nderi më i madh.

Prindërit Vampirë

Ndër
të gjitha llojet e sulmeve vampirike, më i ulëti është ai ndaj
fëmijëve. Sulmi kundër të pafajshmëve dallohet menjëherë: prindi Vampir,
në të vërtetë, ka prirjen t’i nxisë fëmijët që të mos ‘hallakaten
tepër’, që të mos krijojnë iluzione se janë tepër të rëndësishëm. Pra
kërkon t’i katandisë në të pafuqishëm, duke i trajtuar si idiotë të
pandreqshëm, e jo si qenie njerëzore në zhvillim e sipër. I poshtëron, i
tremb dhe i bën të ndjehen fajtorë për atë që: në thelb, i bën të
ndjehen fajtorë që egzistojnë. Dhe ata fillojnë të bëhen të ‘çuditshëm’,
e sa më shumë që ata bëhen të çuditshëm, aq më shumë prindi-Vampir i vë
përballë çuditshmërisë së tyre, duke i bindur se janë ‘objektivisht’
 të çuditshëm. Atëherë fillojnë të sëmuren nga shumë sëmundje të vogla e
të ‘çuditshme’: shqetësime të lehta, ‘çudira’ të reja, me një fjalë.
Krijojnë shumë probleme, pra. Në këtë pikë prindi-Vampir bëhet ‘me të
drejtë’ më i fortë, më i ashpër; mundohet t’u transmetojë atyre mesazhin
se, nëse vazhdojnë kështu, do jenë për nënën dhe babanë vetëm një
barrë, në vend që të jenë gëzimi i tyre. E atëherë ata ‘hakmerren’ duke u
bërë gjithnjë e më keq në aspektin psikologjik, por nganjëherë edhe në
atë fizik, përfshirë në një spirale prej nga nuk do mund të dalin kurrë
më.

Vampiri të ngjall mëshirë

Përtej
aftësisë që ka Vampiri për të përdorur në funksion të vet kohën e
dikujt tjetër, fshihet edhe një pikë tjetër nyjësore e hulumtimit tonë:
mëshira e mistershme që pretari ngjall tek preja e tij. Kjo përmasë
pushton zona të gjera sjelljesh njerëzore dhe shpesh përcakton situata
paradoksale. Vampiri na bën të ofrojmë pëlqim, mirëkuptim, vëmendje,
mbështetje, e nganjëherë edhe para, duke përdorur materialin e mëshirës
në një mënyrë dinake dhe plot zotësi. Vien për të zgjuar mëshirën tonë.
Ndonjëherë ai është deri dhe më i madh, më i pasur, më i fuqishëm se ne.
Por vjen të zgjojë mëshirën tonë për të përftuar energji. Na transmeton
një lloj turbullimi mendor dhe ne rrimë dhe e dëgjojmë si robotë, pa
provuar as dhe ndjenja, por prapseprapë të nënshtruar. Është e
domosdoshme të kuptojmë se duke i afruar Vampirit këtë lloj do të thotë
të marrësh përgjegjësinë t’u imponojmë personave që duam pamjen e  një
ndryshimi të mjerë të mëshirës njerëzore. Në të vërtetë, për ata që na
duan nuk ka gjë më të neveritshme sesa të na shohin të nënshtrohemi për
mëshirë ndaj Vampirëve që nuk na duan e që duan të na grabisin, e mandej
na topitin e na shtyjnë t’u vemë kushte të rënda atyre që na duan me të
vërtetë.

Mohimi i njohjes së meritave

Mohimi
i njohjes së meritave ka si objektiv kufizimin e rrezes së veprimit të
dikujt që të mos ‘hapet tepër’. Kjo është një skemë vampirike që që mund
të shfaqet si në ato mjedise ku fryma e garës është pjesë e lojës,
ashtu dhe në një grupim ku duhet të bashkëpunohet në funksion të një
qëllimi të njejtë. Shpesh shfaqet në familje, kurse në marrëdhëniet
miqësore është shumë më i pranishëm sesa mund ta besojmë. Mënyra e
veprimit, -si të gjitha llojet e reagimeve vampirike- është zakonisht
shumë e dukshme e nganjëherë pacipërisht e dukshme, paçka se duke qenë
shumë e dhimbshme, rrallëherë kapet nga vetëdija e viktimave. Vampiri
vepron mbi ‘naivët’ që ende nuk e kanë kuptuar si janë gjërat, që ende
besojnë në meritat e viktimave, që ende e trajtojnë me respekt. Dhe ja:
mjedisi përreth viktimës bëhet çuditërisht i ftohtë. Të njejtët perona
që më përpara e pranonin qetësisht, tashti e shohin me një mbikqyrje të
re, me një hije dyshimi. Pra Vampiri mund të reagojë në mënyra të
ndryshme, të gjitha vrasëse, sepse ai bazohet në aftësinë e manovrimit
të mjedisit rrethues e në manipulimin e ideve të viktimave.

Të përballemi me Vampirin

Me
Vampirin duhet të përballemi. Të shtin frikën, por duhet ta
përballojmë. Mund të na shtijë frikën ngaqë është prepotent o sepse
është i topitur o sepse na transmeton një ndjenjë të tillë mëshirë sa
druajmë ta dëgjojmë tek këlthet nga dhimbja si një shtazë e plagosur, e
atëherë preferojmë t’i japim gjakun tonë. Në të vërtetë ai duhet vënë
përballë vetes së tij dhe të ndihmohet për të ndrequr të keqen që ka
bërë. Nuk duhet ta kemi frikë, sepse ai ka shumë pika të dobëta. Madje,
mund të thuhet se ai është krejtësisht një pikë e dobët, meqë nuk bën
gjë tjetër veçse nxjerr në pah fuqinë e tij. Pika e parë e dobët është
të jetuarët në mitin e vetvetes. Një Vampir është gjithnjë dhe një mit,
por një mit fallso, një mit pa themele. Dhe meqë përtej një miti fallso
fshihet përherë një turp, nuk duhet as ta druajmë e aq më pak t’i
shkojmë mbas trilleve, por thjesht ta ndjekim, duke synuar ta vëmë
përballë vetes, përballë një pasqyre në të cilën ai (si Vampirët e
traditës që nuk reflektohen në pasqyrë) mund ta shohë Hiçin e tij.

Përgatiti: Shpëtim Kelmendi

Related posts:

Shifrat alarmante, Elson Jacaj: 7 mijë infermierë të larguar në total
Çka është Dializa peritoneale?
Destan Gashi, njeriu që i njeh damarët e gurit
Ky burrë ka shëruar 5 mijë njerëz nga kanceri për 90 ditë, luftoi kundër qeverisë dhe doktorëve e ko...
Të jesh a të mos jesh mjek
Të nderuar qytetarë Të nderuar partnerë të koalicionit qeverisës Po e bëj publike adresimin që ia ka...
"Mu shterrshin sytë nëse pushoj Lirinë tënde me ëndërrue Mallkue qoftë gjaku im Po qe se m’vras...
Nga jelekverdhët tek mjekët e zemëruar, protestuesit francezë kundër reformave të Macron
Për ty qytetar i pabindur
Ligji për Pagat sërish në Kuvendin e Kosovës
Të gjithë e kritikojnë Mjekun...
Fatime Blakaj, humanistja që mundësoi shërimin 2800 fëmijëve shqiptarë në Austri
ShBA, arreston doktorin që prodhoi dhe shiti virusin Korona në Kinë?
Ja cilat profesione po ua marrin jetën kosovarëve?
Dr.Jusuf Ulaj: Jeta e hajnit është me shumë strese
5 këshilla për t'u mbrojtur nga alergjitë pranverore
Kur nuk e pranon injeksionin shkaku i frikës por trajtimi oral del më efektiv
Me ambasadorin amerikan në Berlin, z. Richard Grenell, jam takuar dy herë. Takimi i parë ishte më 9 ...
🙏
Mjekët, infermierët e studentët e mjekësisë po e lëshojnë masivisht Kosovën
8 ekzaminime mjekësore që çdo grua duhet t’i bëjë pas moshës 40 vjeç
Team Critical Care managing a Central Venous Catheter @Azerbaijan STAY SAFE WEAR PPE
ProCredit Bank, dhuron 25 mijë euro donacion me masa mbrojtëse kundër Covid-19 ProCredit Bank, ka dh...
Vigor
Me pikëllim mora lajmin e ndarjes nga jeta të Sefer Avdi Batushës nga Krusha e Vogël. Ai kishte humb...
Verteks
Prevalenca e sëmundjeve kronike të veshkave
Raporti i kinezëve: Koronavirusi është dinak, por shkatërrohet në 57 gradë
Skandaloze: Mjeku abuzoi seksualisht me fëmijët për 10 vjet
Mjekja e QKUK’së shpëton një 27 vjeçar nga Mitrovica, kishte qenë i plagosur
Punësimi i shtetaseve të huaj
Mjekët tanë janë të mirë: Nuk ka dallim mes sektorit Publik dhe atij Privat në Shëndetësi
Answering the top 5 questions about catnip
Rrahet mjeku në Gjilan, i dyshuari e sulmon pasi e dërgon gruan për kontroll
Dita Botërore e Shëndetit/ Manastirliu për punonjësit e shëndetësisë: Mirënjohje për sakrificën tuaj
Koronavirusi kthehet në sfidë për mjekët, shkon mbinjë mijë e 500 numri i viktimave
Kosova në prag të grevave të përgjithshme, koordinohen arsimi, shëndetësia dhe policia
Më shumë se gjysma e mjekëve do të largoheshin nga Shqipëria
Sot shënohet dita ndërkombëtare e Epilepsisë
Ku zhvillohet dializa peritoneale?
Edhe një Kirurg i suksesshëm në Gjermani
Mësimi në distancë për shumë fëmijë mbetet i paarritshëm në Kosovë
Naim Maloku: Keni vjedhë edhe në varret e Dëshmorëve!
Spitalet Rajonale e mbingarkojnë QKUK-në me raste që kanë mundur të kryhen në ato Spitale
10 drogat më të rrezikshme në botë
Pasi fitoi betejën me COVID-19, Dhimitër Kraja rikthehet sërish në shërbim
Specializantët ankohen se nuk janë paguar
Organizata Kosovare e Studentëve të Mjekësisë anëtare me drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare ...
21 vjet më parë, ne e kishim një armik dhe një rrezik të vetëm, por të bashkuar ne e arritëm lirinë....
Rebelimi i personave të privuar nga liria
CoVid-19/ Shkon në 377 numri i të prekurve në vend
Rreziqet për shëndetin që vijnë nga konsumimi i ushqimit
I ftohti polar pritet të ‘shpërthejë’ në muajin shkurt, i prekur edhe Ballkani
Me masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë, në emër të parandalimit të Covid-19 dhe menaxhimit të...
Dr.Nderim Salihaj: Disa nga format e trajtimit të lëndimeve të gjymtyrëve që i hasim në popullatën t...
Sot shkova në veri të Republikës së Kosovës, për t'i takuar qytetarët shqiptarë që banojnë atje...
E FUNDIT / Shënohet viktima e 22 nga koronavirusi
Dr.Izet Sadiku: Sulmi ndaj zëvendëskryeministrit Hoti është akt qyqar
Ushqimi te të sëmurët me sëmundje iskemike të zemrës
"Mjekët dhe infermierët ikën në Gjermani", Rama replikon ashpër me komentuesin
A ekzistojmë apo jo? Pyetja që po i mundon shkencëtarët
Dyfytyrësia e disa Portaleve dhe Gazetave ndaj Mjekëve dhe Infermierëve
Ja cili mjek e quan hero zv.kryeministrin e LDK-së
Masakra e Rezallës, kryer mizorisht 21 vjet më parë, është një tjetër dëshmi e gjenocidit të shtetit...
Mjeku Florant Bushe, Personazhi i Vitit 2019 në Gjirokastër
SHTATË TË SHËRUAR DHE PESË RASTE ME COVID-19! Sot më 04.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Mo...
140 punëtorë nga Kosova me viza sezonale arritën në Austri
Ja në sa milion ka arritur popullsia e Turqisë
Diaspora shqiptare në Gjermani vazhdon ta ndihmoj Kosovën
Dr.Desaret Murati: Depagliflozina ulë ndjeshëm komplikimet e Diabetit tip 2
Ja sa para i shpenzon populli i Kosovës për shërim në shtetet fqinje
Kina fillon procedurat e emergjencës, numri i vdekjeve nga koronavirusi shkon në 80
Ra nga makina dhe prindërit nuk e panë, flet mjeku
Virologji
Specialisti i Reumatologjisë që ka diplomuar dy herë në Mjekësi
Të dashur miq, Besoj e keni vërejtur që nëpër media, e sidomos në rrjetet sociale, po zhvillohet nj...
Simptomat dhe shenjat e gurëve në veshka
Dhjetë mendime mbi Shëndetin dhe Mjekun!
Mjekët po braktisin Kosovën dhe Preshevën. Vendet e tyre po i zënë serbët nga Pcinja
Ja sa dënohet puna e detyruar!
Nderojmë sot martirizimin e shqiptarëve të pafajshëm në Lybeniq të Pejës. Armiku i ekzekutoi vetëm p...
Ambasada e Kosovës në Austri ua uron festën e Fitër Bajramit!
A po i ndal Koronavirusi shkarkimet në Shëndetësi?
Lajm i mirë/ 4 të shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit, shkon në 44 numri total
Mjekët dhe infermierët e QSUT nuk marrin rrogat: Shteti po tallet
Terapia 3D po vazhdon në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Urgjencë
Policët do të paguhen për rrezikshmëri e mjekët akoma jo
Në QKUK realizohet për herë të parë histerektomia laparoskopike
Dalin pagat e dhjetorit, tronditen mësuesit, mjekët e policët
Veriu sot ka nevojë për shërim, jo për 'çlirim'. I nderuari z.Kadri Veseli, Nuk dua të ar...
A ka Qeveria në detyrë përgjigje, si do t’i mbjellin arat e tyre bujqit, kur ata nuk guxojne te dali...
Përgjegjësia e të punësuarit - Ligji i Punës
Çka është sëmundja Creutzfeldt-Jakob dhe kush e shkakton?
Çfarë është Ekzaminimi klinik i gjirit?
Vitaminë - Çka është Vitamina?
Psikologu Fitim Uka: Shkolla jonë dëmton seriozisht shëndetin
Çfarë përfitimi do të keni nëse keni vendosur të lini duhanin?
Si të jeni një baba i mirë për foshnjën tuaj
Inf.Enlirat Duraku: Për ata që thonë :” Paguheni për këtë punë” !
Çka është Migrena? - Neurologjia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Çfarë duhet bërë në prezencë të një Vampiri të energjisë?

Sat Apr 6 , 2019
Vampiret janë jashtëzakonisht të rrezikshem për energjinë dhe shëndetin mendor. Ata vjedhin energjinë jetësore të tjerëve, dhe e prishin tërësisht sistemin energjetik dhe kjo ndodh edhe në profesionet mjekësore. Si vampir të energjisë profesionet mjekësore më së shumti janë femrat(infermieret apo motrat medicinale si dhe mjeket apo doktoreshat). Ekspozimi i […]