Varane thotë se Reali s’ e kontrollon sistemin VAR

loading...

Real Madrid të premten shënoi një fitore të rëndësishme ndaj Alavesit me rezultat 2-0, e cila e afron më tepër drejt titullit të kampionit.

Madrilenët golin e parë në ndeshjen ndaj Alavesit shënuan nga penalltia me Karim Benzeman.

Reali në tri ndeshjet e fundit rresht ka fituar penalti në La Liga.

Mbrojtësit francez Raphael Varanes s’ i kanë pëlqyer zërat se Reali po ndihmohet nga sistemi VAR. 27 vjeçari ka thënë se s’ e kontrollojnë VAR-in.

“Zhurma e jashtme s’ ka rëndësi për ne. Ne jemi të fokusuar që të fitojmë dhe të japim çdo gjë në fushë.Ne s’ e kontrollojmë VAR-in, ne kontrollojmë përpjekjet dhe përkushtimin që tregojmë në fushë”, ka thënë mbrojtësi francez për Movistar.

Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu ka akuzuar sistemin VAR se po e favorizon Realin.

Real Madridi aktualisht pozicionohet në vendin e parë me 80 pikë, katër më shumë se Barcelona, tri xhiro pa përfunduar La Liga.

Realit deri në përfundim të kampionatit i mjaftojnë dy fitore dhe një barazim për tu shpallur kampion i La Ligas.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *