Vazhdojnë fluturimet nga Prishtina drejt Cyrihut

loading...

Në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” do të ketë fluturime për në Zvicër. Fluturimi tjetër i radhës do të jetë më datën 03 qershor 2020.

E Diel, 31 Maj 2020 – 21:00
albinfo.ch

© Chair Airlines

Aeroporti “Adem Jashari” ka njoftuar se do të ketë fluturime për në Zvicër. Më 03 qershor  (e mërkurë) do të jetë fluturimi tjetër i radhës për në Zvicër, shkruan albinfo.ch.

Albinfo.ch është njoftuar se fluturimi do të realizohet nga kompania CHAIR nga Prishtina për në Zürich.

Sqarim: Aeroporti i Prishtinës kërkon që për fluturime në kthim nevojitet të adresoni pyetjet tuaja në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodheni, kurse për bileta kontaktoni drejtpërdrejt kompanitë ajrore dhe agjencitë.

Po ashtu nevojitet të keni mirëkuptim dhe për dokumente udhëtimi, kontaktoni autoritetet relevante dhe përcillni informacionin e ambasadave/Zyrave të Huaja në Kosovë në faqet e tyre zyrtare, transmeton albinfo.ch.

Rezervoni biletën tuaj të fluturimit ose rirezervoni një fluturim ekzistues që mund të keni me Chair Airline me anë të internetit të Air Prishtina www.airprishtina.com ose me anë të numrave 038 222 099 dhe +41 44 221 19 17.

/Albinfo.ch

 

 



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *