Vdekje e dyshimtë në Prishtinë


loading...

Në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë më saktësisht mbrapa Institutit Albanologjik është gjetur një person i shtrirë pa shenja jete.

Sipas njoftimit të policisë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e burrit.

Në vendin e ndodhisë kanë dalë njësitet relevante.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.



loading...