Vdekje e dyshimtë në QKUK – rasti në hetim

loading...


Një grua ka humbur jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por vdekja e saj po konsiderohet si e dyshimtë nga Policia e Kosovës.

Personi në fjalë u shtrua në spital më 22 nëntor pasi ishte e infektuar me COVID-19, ndërsa të nesërmen ndërroi jetë.

Lajmin për vdekjen e kësaj pacientje e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, derisa vdekjen e konsideron të dyshimtë.

“Viktima kosovare e cila (me: 22.11.2020-23:15) ishte dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore, ka humbur jetën. Njësitet policore kanë dalë në vendin e dukurisë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia e Kosovës.

Related posts