Vdes 18 vjeçari shqiptar, 11 ditë pas aksidentit në punë

loading...

Aksidenti ka ndodhur më 20 maj kurse natën e së dielës, më 31 maj, i riu ka humbur jetën në spital

E Mërkurë, 3 Qershor 2020 – 17:11
albinfo.ch

Një djalë 18 vjeçar, shtetas zviceran me prejardhje kosovare ishte bllokuar nga një makinë e rëndë shtypëse dhe ishte plagosur rëndë kurse punonte në një kompani në Herzogenbuchsee, shkrujanë mediat zvicerane

Aksidenti ka ndodhur më 20 maj kurse natën e së dielës, më 31 maj, i riu ka humbur jetën në spital, transmeton albinfo.ch. Rrethanat e aksidentit janë duke u hetuar, shkruajnë mediat zvicerane.

Pas kujdesit fillestar mjekësor, të ofruar nga një ekip i ambulancës, ai ishte dërguar në spital me një helikopter  Rega, në gjendje kritike.

Atje, 18 vjeçari, pas 11 ditëve, i është nënshtruar pasojave të plagëve të tij të rënda natën e 31 majit.

Hetimet po rrjedhin nën drejtimin e Prokurorisë Rajonale Emmental-Oberaargau dhe Policia Kantonale.

(Foto: Ilustrim)



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *