Vdes deputeti i Kushtetutës së Kaçanikut

loading...


Ali Shahini, deputet në kohën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut ka humbur jetën.

Për vdekjen e Shahinit u bë e njohur nga kryetari i Ferizajt, Agim Aliu i cili shprehu ngushëllime për vdekjen e tij, raporton Gazeta Blic.

Aliu shkruan se vepra e guximshme e Shahinit për themelet e Kosovës, mishëruar në Deklaratën e Pavarësisë e Kushtetutën e Kaçanikut, është skalitur në faqet e historisë së re të Kosovës

Ky është postimi i tij i plotë:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me pikëllim të thellë, mora lajmin për ndarjen nga jeta të deputetit të Kushtetutës së Kaçanikut më 7 Shtator 1990, prindit të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Shahini.

Vepra e tij e guximshme për themelet e Kosovës, mishëruar në Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e Kaçanikut të 7 Shtatorit 1990, frymëzim që brumosi edhe bijtë e tij në radhët e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë është skalitur në faqet e historisë së re të Kosovës.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e të njohurve të të ndjerit.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!



Related posts