Vdes kreu i Kishës ortodokse serbe, Irinej

loading...


Patriarku i Kishës ortodokse Serbe, Irinej, ka humbur jetën si pasojë e komplikimeve nga COVID-19, bëjnë të ditur mediat serbe.

Irinej 90 vjeç, u shtrua në një spital ushtarak të Beogradit gjatë mbrëmjes së 4 nëntorit, pasi më parë kishte dalë pozitiv në COVID-19.

Kisha ortodokse serbe njoftoi më 17 nëntor se gjendja e patriarkut ishte stabile dhe e qëndrueshme, por më pas, më 19 nëntor, Kisha konfirmoi me anë të një deklarate se gjendja e Irinejt ishte përkeqësuar.

Më 1 nëntor, kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, udhëhoqi funeralin dhe liturgjinë para varrimit të Metropolitit Amfilohije të Malit të Zi, e cila u ndoq nga mijëra besimtarë. Metropoliti Amfilohije ndërroi jetë më 30 tetor, po për pasojë të COVID-19.

Në varrim, ku ishte i ekspozuar një arkivol i hapur me trupin e mitropolitit, priftërinjtë, shumica e besimtarëve, si dhe disa politikanë, s’ vunë maska dhe as s’ respektuan distancën fizike, shkruan REL.

Trupi Kombëtar i Koordinimit për Sëmundjet Infektive (NCT) i Malit të Zi dënoi me forcë “shkeljen drastike të masave kundër pandemisë”.

Irinej u zgjodh në postin më të lartë në Kishën Ortodokse Serbe, në janar të vitit 2010.

Vuçiq: Kryepopi Irinej është në gjendje të rëndë, mjekët po luftojnë



Related posts