Vdes Nazmi Peci, ish i burgosur politik dhe bashkëthemelues i LDK-së në Zvicër


Siç bën të ditur familja e tij, Nazmi Peci, s’ e fitoi betejën me pandeminë Cowid 19. shpejti ai do të kthehet për të fundit herë në dhe do të varroset në vendlindjen e tij në

Enjte, 19 Nëntor – 14:40
albinfo.ch

ka ndërruar jetë në moshën 67 vjeçare veprimtari shumëvjeçar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës si dhe njëri nga themeluesit e Degës së -së në Zvicër dhe njëherësh nënkryetar shumëvjeçar i saj, inxhinieri Nazm Peci Boletini.

Nazmi Peci ishte kryetar i Fondit Humanitar gjithkombëtar dhe, më vonë, kryetari i parë i Fondit të Trepërqindëshit.
Ishte i përkushtuar dhe i palodhshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Nazmiu, me vite, vuajti shumë në kazamatet serbe si i politik, pastaj e përjetoi edhe sterrën si njëri nga 215 intelektualët shqiptarë të izoluar dhe torturuar nga pushtuesi serbian.

strehimit politik në Zvicër, ka punuar inxhinier dhe ka pasur poste drejtuese në Kombinatin Xehetaro Metalurgjik “TREPÇA” në .

Në Zvicër, që nga viti 1989 ai iu përkushtua veprimtarive politike dhe ishte ndër personalitetet më të shquara të diasporës; një veprimtar i zellshëm dhe i dashur për të gjithë.

Paraqitja e fundit publike e Nazmi Pecit, ishte më 18 nëntor 2018, në një aktivitet kulturor, ndërsa pak kohë më vonë, më 12 janar 2019, nga një sëmudje e rëndë u detyrua të heq dorë nga jeta publike për t’iu kthyer familjes. Që nga atëherë Ing. Nazmi Peci, ka lënguar duke u mbyllur në rrethin familjar, larg rrethit dhe shoqërisë.

Siç mësojmë nga familja e tij, Nazmi Peci, s’ e fitoi betejën me pandeminë Cowid 19. shpejti ai do të kthehet për të fundit herë në dhe do të varroset në vendlindjen e tij në Mitrovicë.



Postime të ngjashme