Vdes nga COVID-19 një punëtor i QKMF-së në Prizren

loading...


Një punonjës i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren ka ndërruar jetë sot nga COVID-19.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar për KALLXO.com kryeshefi i QKMF-së në Prizren, Arsim Berisha.

“Po, sot na kanë njoftuar se ka ndërruar jetë pasi ka qenë i infektuar me COVID-19. Ai ishte konfirmuar se ishte prekur nga COVID-19 më 20 tetor dhe ka qenë i shtrirë në Spitalin e Prizrenit”, tha Berisha.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë humbur jetën 2 persona nga coronavirusi, ndërsa 54 persona janë shëruar dhe 186 raste të reja.

Numri total i rasteve positive me coronavirus në vend është 17.943 raste nga 87.147 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 663 raste të vdekjes.



Related posts