Vdes një person nga Covid-19 në Gjilan njofton Lutfi Haziri


loading...

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se një gjilanas i prekur me COVID-19 ka humbur jetën sot.

me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai i ka shprehur ngushëllime familjes së tij, derisa ka thënë se ky duhet të jetë alarm për të gjithë.

“Ky duhet të jetë alarm për të gjithë. Po qe se s’ ruhesh, virusi mund të ta marrë jetën. duhet të vazhdojmë me luftë agresive për ta mposhtur. Maskat, higjiena personale e distanca sociale, domosdoshmërisht janë bërë pjesë e jetës sonë dhe këto rregulla duhet t’i ndjekim në mënyrë të përpiktë derisa profesionistët e fushës ta thonë të kundërtën!”, ka shkruar Haziri.

Dita e 219 e përballjes me #COVID19 u shënua me 14 raste të reja pozitive në Gjilan, duke e ngritur numrin e rasteve…

Posted by Lutfi Haziri on Saturday, October 17, 2020

The post Vdes një person nga Covid-19 në Gjilan njofton Lutfi Haziri appeared first on Insajderi.



loading...