Ka shkuar në dhjetë numri i të vdekurve nga koronavirusi Covid-19 në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pacientja M.B., e lindur më 1947, nga komuna e Pejës, ka vdekur sot. Ajo ishte duke u trajtuar në Klinikën Infektive nga 25 marsi. E njëjta ka pasur edhe sëmundje shoqëruese, ka njoftuar MSH-ja.
Një tjetër pacient i infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë sot në Kosovë.
Lajmin e kanë bërë të ditur nag IKSHPK. Bëhet fjalë për një qytetetare të Republikës së Kosovës e moshës 73-vjeçare, e cila përveç infektimit me koronavirus ishte edhe me sëmundje të tjera përcjellëse.
“Pacientja M.B. e lindur më 1947, nga komuna e Pejës, e cila ishte e hospitalizuar në Klinikën Infektive në Departamentin e Mjekimit Infektiv, e diagnostikuar me Covid-19 dhe e cila është trajtuar nga data 25 mars deri më 16 prill 2020, ka ndërruar sot jetë në këtë klinikë. E njëjta ka pasur edhe sëmundje shoqëruese”, thuhet në njoftim.
Duke marrë parasysh shifrat e reja Kosova ka 423 raste të konfirmuara me koronavirus; 19 pacientë kanë vdekur, ndërsa 74 janë shëruar.
Më qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi të mërkurën në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja të qarkullimit të qytetarëve.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se këto masa do të vlejnë deri më 4 maj, porse do të shqyrtohen në varësi të rezultateve jo më vonë se data 30 prill.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i ka arsyetuar masat e qeverisë që ai drejton, duke i konsideruar ato si mjaft të vështira, por të domosdoshme për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Opozita, ndërkaq, i ka cilësuar masat e fundit të qeverisë si jokushtetuese dhe përpjekje për të mbijetuar në pushtet.