Venat Varikoze

Venat janë vaza me kapacitet te lartë që mbajnë më shumë se 70% te gjakut total të organizmit dhe e kthejnë atë nga periferia në zemër.
Venat në gjymtyrë ndahen në sipërfaqësore dhe të thella.
Vazat sipërfaqësore ndodhen nën lëkurë dhe drenojnë gjakun në vena me të thella të cilat kthejnë gjakun ne zemër.

Venat Varikoze janë zgjerime të venave sipërfaqësore që zakonisht shtrihen në gjymtyrët e poshtme. Shfaqen te enjtura në formë te përdredhur dhe në ngjyrë të kaltër në blu apo lejla.
Rol të rëndësishëm luan:
-predispozita gjenetike
-gjinia ( prek rreth 3 herë më shumë femrat se meshkujt)
-mosha (e madhe)
-pesha  (obeziteti)
-stili sedentar i jetesës apo të qëndruarit e ekzagjëruar ne këmbë për arsye të ndryshme
-shtatzania etj.

Vena që preket më shumë është Vena Saphena Magna e këmbëve dhe degët e saj.
Ndodh nga dëmtime të valvulave venoze që ndihmojnë në kthimin e gjakut në zemër duke e grumbulluar gjakun në vena, apo nga dëmtimi i murit të brendshëm te vazave.

Venat Varikoze i ndajmë në dy lloje:
a- Primare: i gjejmë kryesisht në sistemin sipërfaqësor dhe ndikohen nga shumë faktorë si obeziteti, shtatzania, apo qëndrimet e gjata në këmbë si pasojë e rritjes së presionit të brendshëm venoz dhe dobësimit të murit te vazave venoze.
b- Sekondare: në rast kur shkaktar bëhet staza e gjakut në venat e thella dhe çon në shtim volumit të gjakut në sistemin sipërfaqësor të vazave venoze.
Shenjat që shfaqen në këto raste janë:
-dhimbje
-ndjenjë rëndimi
-ndjenjë presioni pas një të qëndruare të gjatë në këmbë
– mpirje
-shpeshherë edhe enjtje apo irritime të lëkurës te lokalizuar rreth kyçit te këmbës.

Venat Varikoze zakonisht trajtohen në mënyrë konservative duke u munduar për reduktimin e presionit te brendshëm venoz.
Personat që vuajnë duhet të:
– mundohen te ushtrohen kur kanë mundësi por ama të shmangin qëndrimet e gjata në këmbë gjatë ditës pasi kjo acaron në shumë venat varikoze duke rritur presionin venoz
-rënia në peshë ne rastin e personave mbipeshë
– kur shtrihen në shpinë të ngrenë
 këmbët më lart se niveli i trupit dhe kur zakonisht rrijnë ndenjur të mundohen të mos kryqëzojnë këmbët
– gjithashtu të përdorin çorape elastike të posaçme që shiten në farmaci pasi ato ndiihmojnë në duke rregullimin e presionit hidrostatik venoz.

Komplikacion goxha i shprehur i venave varikoze te patrajtuara është tromboza e venave të thella si pasojë e stazës së gjakut në vena.

Sot ka mënyra të ndryshme të trajtimit të venave varikoze si:
-skleroterapia,
-terapia me lazer,
-radiofrekuenca
-metoda kirurgjikale.

Andaj në cdo situatë është e rëndësishme konsulta me mjekun specialist të vazave të gjakut (angiolog).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Fjalët e bukura të nutricionistës së famshme për nënën e saj

Mon Feb 25 , 2019
Nutricionistja e famshme Diola Dosti-Baftiu në murin e profilit të saj ka shkruar për nënën e saj me rastin e ditëlindjes së saj. Për më shumë lexoni postimim e plotë të saj Nuk vijmë në jetë me manual përdorimi, por Zoti na ka dhënë mamin. Eh sa shapka kokës kam […]

Mos i humbisni