Skip to toolbar

Vendimi i dyshimtë i Qeverisë Hoti për heqjen e akcizës në pije joalkoolike  


Në kohën kur e gjithë vëmendje e kosovarëve është tek pandemia COVID-19, Qeveria e Kosovës pa shumë zhurmë e ka nxjerrë një vendim që i shkon për shtati kompanive të mëdha në Kosovë që prodhojnë pije të ndryshme në Kosovë, disa prej të cilave janë të lidhura me politikën.

Një vendim i Qeverisë, i datës 9 korrik ka vendosur që ta zbresë normën e akcizës për 88.9% për disa lloje të lëngjeve të caktuara që përmbajnë sheqer.

Deri më 9 korrik, kur Qeveria kishte vendosur të bënte ndryshme rrënjësore në këtë normë të akcizës, kompanitë që kanë prodhuar lëngje dhe pije të ndryshme nëpërmjet sheqerit, kanë paguar 4.5 cent në litër akcizë. Kjo vlerë është ulur për 88.9%. Tani e tutje, pagesa për do të jetë vetëm gjysmë centi për litër (0.005 euro ltr).

“Ujërat, duke përfshirë ujërat minerale dhe të ajrizuara të cilat përmbajnë sheqer të shtuar apo ndonjë material tjetër ëmbëltues apo që janë me shije, si dhe pijet e tjera joalkoolike, duke mos përfshirë lëngjet e frutave apo të perimeve nga kaptina 2009, me shifër 2202, ku tarifa e taksës reduktohet në zero pikë zero zero pesë euro për një litër (0,005‎€/ltr”, thuhet në vendimin e Qeverisë Hoti të miratuar më 9 korrik.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Financave.

Lulzim Krasniqi, pjesë e kabinetit të ministres së Financave, Hykmete Bajrami e ka konfirmuar për Gazetën Jeta në Kosovë këtë zbritje të tatimit.

“Ministria e Financave ka shqyrtuar seriozisht këtë kërkesë dhe i ka propozuar Qeverisë së Kosovës që norma e akcizës të ulet nga kjo vlerë në 0.005 (gjysmë centi) për një litër”, i ka thënë Krasniqi, Gazetës Jeta në Kosovë.

Sipas tij, ka qenë kërkesë e kamotshme e bizneseve të lëngjeve, që të bëhet kjo zbritje.

“Sektori i lëngjeve për një kohë të gjatë ka paraqitur kërkesa të vazhdueshme për lirim nga akciza për lëngjet e caktuara që përmbajnë sheqer”, ka shtuar ai.

Hekuran Murati, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se ministria e Financave po synon me heq akcizën në langje, përkundër faktit që në buxhet thuhet se kemi rënie të hyrave.

Murati ka thënë prej 5 milionë euro që janë nga kjo akcizës, rreth 4.3 milionë euro paguhen nga importuesit.

Sipas tij qeveria është vendos në shërbim të grupeve të interesit, të importueseve pasi ka tentu me ja heq akcizën.

Nga ky vendim përfitojnë kompanitë që merren me prodhimin e lëngjeve dhe pijeve tjera që përmbajnë sheqer të shtuar si dhe pijet e tjera joalkoolike.

KALLXO.com, nga Dogana e Kosovës e ka siguruar një listë të kompanive që përfitojnë nga ky vendim, në mesin e të cilave është edhe kompania e ish-deputetit të AAK-së, Gani Dreshajt.

80% të kompanisë “Getrinke Vrella”, është në pronësi të ish-deputetit të AAK-së, Gani Dreshajt.

Kompania “Getrinke Vrella” për aktivitet primar e ka prodhimin e pijeve freskuese dhe është në mesin e kompanive që përfiton nga ky vendim për ulje të akcizës.

Kapitali i kësaj kompanie sipas të dhënave të publikuara në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës është 2.5 milionë euro.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me udhëheqësit të kompanisë “Getrinke Vrella”, të cilët thonë se tash e 11 vjet janë duke kërkuar që të hiqet kjo akcizë.

Drejtori i Kompanisë, Adnan Dreshaj thotë se pronari Gani Dreshaj s’ ka ndikuar në heqjen e kësaj akcize.

“Këto kërkesa ne jemi duke i bërë prej vitit 2009, Ganiu s’ ka qenë as deputet, as s’ ka qenë në politik. Ganiu as s’ është drejtor as kurrgjë. Këto kërkesa i kemi bërë të gjithë ne prodhuesit. Ganiu ka qenë edhe deputet edhe kurrgjë s’ na ka ndihmu në këtë çështje”, tha shkurtimisht drejtori i Kompanisë, Adnan Dreshaj për KALLXO.com

Sipas Adnan Dreshajt, ky vendim i Qeverisë do t’i ndihmojë kompanisë që të rritet fuqinë punëtore dhe prodhimin.

“50 deri në 80 mijë euro që s’ kam nevojë me ia pagu shtetit. Me ato e rriti fuqinë punëtore. s’ më ka bo çirak, po mirë që iu është bërë të gjitha firmave në Kosovë. Me ato rritet edhe prodhimi edhe fuqia punëtore. Kjo ka me pasë ndikim tek të gjithë prodhuesit, të cilët do të prodhojnë më shumë”, tha tutje Dreshaj.

Në listen e kompanive përfituese janë edhe dy bizneset “ABRAZEN L.L.C” dhe “Birra Peja”, të lidhura me “Devollit Group”, pronë e Blerim Devollit.

Kompania “ABRAZEN L.L.C”, sipas të dhënave në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve, merret me prodhimit e produkteve të qumështit, ujit mineral dhe pijeve fresh. Kapitali i kësaj kompanie është mbi 6.5 milionë euro.

Poashtu edhe kompania tjetër “Birra Peja” që aktivitet primar ka prodhimin e birrës, lëngjeve dhe ujit. Kapitali i kësaj kompanie është mbi 5.8 milionë euro.

Pronarë e kompanisë “Birra Peja” është pikërisht kompanisë “Abrazen LLC”. kurse, pronarë e kompanisë “Abrazen LLC” është kompania me bazë në Maltë, Abrazen LTD.

Prodhimet që i bëjnë kompania “Birra Peja” dhe “Abrazen” janë të prezantuara në ueb-faqen e kompanisë “Devolli Group” dhe njëkohësisht është prezantuar edhe lidhja në mes këtyre bizneseve. Pronar i kompanisë “Devolli Group” është Blerim Devolli.

KALLXO.com i ka shkruar kompanisë “Devolli Group” për t’i pyetur se që sa kohë kanë paraqitur kërkesa në Qeverinë e Kosovës dhe se si e komentojnë këtë vendim. Ata s’ janë përgjigjur në pyetjet e dërguara.

Vendimi i qeverisë për akcizën në ujëra

Qeveria e Kosovës, këtë zvogëlim enorm të normës së akcizës e ka arsyetuar edhe me situatën aktuale të Shëndetit Publik dhe krizës në ekonomi që e ka shkaktuar.

“Kjo ulje, konsiderojmë se do t’i ndihmojë subjektet ekonomike të këtij sektori në procesin e rigjallërimit të aktivitetit ekonomik, sidomos në këtë kohë të vështirë të krijuar nga pandemia”, ka thënë Lulzim Krasniqi nga Ministria e Financave.

Ky vendim i Qeverisë, është marrë në një mbledhje elektronike të kabinetit Hoti. kurse, zyrtarë të Ministrisë së Financave e kanë prezantuar këtë vendim për konsultim në Komisionin parlamentar për Buxhet dhe Financa.

Ky vendim i Qeverisë është diskutuar këtë të marte në Komision, por s’ është marrë asnjë hap. Komisioni i ka ka kërkuar ministrisë të vijë me një propozim tjetër.

“Komisioni i ka kërkuar qeverisë me ardhë me një propozim alternativ, që u ndihmon prodhuesve vendore, e jo edhe importuesve. meqë ministria e financave s’ ishte në gjendje me tregu sa nga shuma e akcizës paguhet prej prodhuesve vendorë, e sa nga importi”, tha për KALLXO. om, kryesuesi i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Hekuran Murati.

Ligji kërkon që vendime të tilla të implementohen në dakordim me Komisionin

“Ligji ia kërkon ministrisë me u konsultu me komisionin, dhe deri më sot s’ ka ndodhur që ministria te veprojë ndryshe nga vendimi i komisionit”, u shprehë Murati.

Por, në ministrin e Financave thonë se tashmë vendimi është duke u zbatuar dhe akciza ka zbrit në vetëm 0.5 cent.

Përveç këtyre dy kompanive të Devolli Group dhe kompanisë “Getrinke Vrella” janë edhe 17 kompani të tjera që do të përfitojnë nga kjo zbritje e Qeverisë.

Përfitues nga ky vendim është edhe kompania “Fluidi”, pronë e Fejzull Mustafa. Pastaj kompania “Laberion”, pronë e Bashkim Osmani, kompania “Vjosa” pronë e Shemsi Sheholli, “Frutti” pronë e Labinot Malsori.



Related posts:

Anti-Korrupsioni thotë se s' kanë pranuar kërkesë në rastin e kandidatit për rektor, Zenun Halili
Zyrtari i Komunës së Lipjanit bëhet kryesues i bordit të KRU "Prishtina"
Adriana Matoshi zgjedhet aktorja më e mirë e festivalit ‘Fantaspoa’ në Brazil
Gjykata lëshon urdhër-arrest ndaj deputetit kosovar për ta çuar në burg
Driton Selmanaj infektohet me COVID-19
Agjensia Kundër Korrupsion planifikon strategji të re për kontrollin e pasurisë së deklaruar
Ish-anëtari i bordit të Postës bëhet drejtues i Bordit të KEK-ut
16 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës
Gjykata e Apelit ende s' ka vendosur për ministren e dënuar nga Gjykata Themelore
Dilemat për kthim në shkolla në kohë të COVID-19
Dorëzohet donacioni me 30 ventilatorë nga Bashkimi Europian
Drejtori i Akademisë së Drejtësisë raporton para Komisionit për Legjislacion
I dyshuari në Suharekë godet me traktor një grua
Grumbuj njerëzish tek objekti i regjistrimit të veturave
Qeveria Hoti shkarkon bordet e emëruara nga Qeveria Kurti
Mitrovicasi arrestohet për rrahje të fëmijëve
600 euro dënim për të akuzuarin se mbajti pushkë gjuetie pa leje
Pesë të arrestuar në rajonin e Mitrovicës pasi s' respektuan masat mbrojtëse
Tre pacientë në intubim po trajtohen në Spitalin e COVID-19 në Vushtrri
I dehuri në Mitrovicë arrestohet për prishje të qetësisë publike
I infektuari me COVID-19 then izolimin në Podujevë
Sekuestrohen 370 kilogramë duhan brenda një shtëpie në Ferizaj
Digjet shtëpia në Lipjan shkaku i kabllos
Mbi 9 mijë të infektuar me koronavirus në Kosovë
A do të jenë shqiptarët e Luginës pjesë e qeverisë së re të Serbisë?
Kreu i OBSH-së me paralajmërime të zymta për vaksinën ndaj COVID-19
Gjithkush ka të drejtë të infektohet
Ish-mbreti i Spanjës largohet nga vendi
Zyrtari serb i Kroacisë do të marrë pjesë në festimet e “Stuhisë”
Aeroporti i Vjenës ulë çmimin e testit të Covid 19
TikTok do të ndalohet në ShBA Po qe se s' shitet deri më 15 shtator
Testet e antitrupave tregojnë se 2.5% e italianëve janë infektuar me coronavirus
Uji i vaditjes fut në konflikt banorët e Martaneshit me kompanitë e HEC-eve
Ministria e Financave shpall konkurs për Drejtor të Përgjithshëm të Doganës
Mbi një mijë gjoba për mosrespektim të masave kundër pandemisë
Parku i qytetit në Prizren i mbushur plotë me qytetarë
Leart Paqarada tregon për KALLXO.com se pse e la Sandhausenin për St.Paulin
Leart Paqarada tregon për KALLXO.com arsyen se përse iu bashkua St. Paulit
Ambasada është shtëpia e gjithë mërgatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër
Gjyqtarja e Apelit Shkodër, Lindita Hoxha, përballet me probleme për pasurinë
Nesër s' do të punojë tregu
Rreshteri i policisë që dyshohet se e rrahu babanë, lihet i lirë
Shkolla e harruar e Muzikës dhe Baletit
Roli i ShBA-së i pazëvendësueshmëm në dialog
Inaugurohet ura e re në Gjenovë, pas rrëzimit që shkaktoi dhjetëra viktima
Aksident, vetura për pak sa s' fluturon nga ura në fshatin Komoran
Konfirmimi për shërim nga COVID-19, me anë të telefonit
Një zyrtar i Qendrës për Regjstrimin e Automjeteve në Podujevë, infektohet me COVID-19
424 persona me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës, 46 në gjendje të rëndë
Shpend Ahmeti jep detaje për hapjen e çerdheve që janë në kompetencë të Komunës
6 të vdekur dhe 101 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Zyrtarja e Komunës së Prizrenit i fton 40 persona në ndejën e martesës
Gjetjet e Auditorit - Komuna e Kamenicës asfaltoi rrugë pa projekt ekzekutiv
Komuna e Skenderajt nënshkroi një kontratë pa pasur buxhet të mjaftueshëm
Vrasja në Gjakovë, arsyetimi i Gjykatës për dënimin e të akuzuarit me 16 vjet burg
Profilet ekzistuese të Arsimit Profesional s' analizohen nga relevanca
Konstituohet Kuvendi i Serbisë
Shoqatat e personave me nevoja të veçanta ankohen për mospërfillje gjatë pandemisë
Shtatë të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve
5 vjet nga miratimi në Kuvend të Gjykatës Speciale
Shefi i OSBE: Përse stafi mjekësor në Kosovë nuk paguhet për orët shtesë?
Shefi i OSBE: Pse stafi mjekësor në Kosovë nuk paguhet për orët shtesë?
Vjosa Osmani takohet me infermierët, përkrah kërkesat e tyre
A e ka pezulluar Kosova lobimin?
Malishevasi pranon se e kishte mbajtur pa leje armën e dajës
126 persona të shëruar nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve e fundit
Prishtina dhe Mitrovica me më së shumti raste në 24 orët e fundit
Fushë Kosova nga nesër hap kopshtet private
Blerja e sistemit raketor kinez "shpërfaq thellimin e lidhjeve Serbi-Kinë"
Shqipëri, sekuestrohet pasuria e biznesmenit me dyshimin se rrjedhin nga trafiku i drogës
Mbi 3,800 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Komuna e Mitrovicës sqaron mos përfshirjen e emrit të vogëlushes rome Elizabeta Hasani në pllakën ...
Pronarët e pishinave protestojnë kundër vendimit të qeverisë për mbyllje
Komuna e Suharekës shpall konkurs për mësimdhënës
Dy kompani amerikano-izraelite dhe zvicerane po hulumtojnë për shërimin e pacientëve me COVID me ila...
Militantët e IS-it marrin përgjegjësinë për sulmin në burgun afgan
Vdes një person në Mitrovicë, dyshohet se ra nga dritarja e hotelit
Deputetja e PDK-së kërkon që emri i vajzës rome të përfshihet në pllakën përkujtimore të masakrës në...
Shkeljet e Komunës së Skenderajt në tenderë e në menaxhim të kontratave
Jemi të fokusuar në luftën kundër COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike
Thaçi, Veseli e Haradinaj urojnë Hotin të shërohet nga COVID-19
Ahengje e pishina të hapura në Pejë, arrestohen të dyshuarit për mosrespektim të masave ndaj COVID-1...
ShSKUK pranon donacion me maska e denzifektues nga Gjermania
Nxënësit në Gjermani u rikthehen shkollave
Policia në Gjakovë jep detaje për aksionin për parandalimin e COVID-19
Mjekët nga diaspora, aktivitet sensibilizimi mbi valën e dytë të Covid-19
Aksioni i policisë në Prizren për masat kundër COVID-19
Malishevë, arrestohen katër persona për vrasje në tentativë
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Klinë
5 viktima, 126 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri
Në Gjakovë arrestohen 4 persona, s' respektuan masat ndaj COVID-19
Qëllimi është që të kemi polici të besueshme e profesionale
Vaksina ruse për COVID-19 në muajin nëntor?
Në spitalin e Gjakovës 26 pacientë me COVID-19, prej tyre 22 në oksigjeno-terapi
Merrni përgjegjësi për postin të cilin e mbani pa legjitimitet
Dy të arrestuar për plagosje e një personi në Vushtrri
Vushtrri- Iu gjet arma në brez, arrestohet
Vetura përplaset për mbrojtëset e urës në Korenicë të Gjakovës, dyshohet se vozitësin e zuri gjumi
Arrestohen dy persona për mosrespektim të vendimit të qeverisë
Qeveria ta kthejë kokën nga ne (VIDEO)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Deputetët votojnë kundër ngritjes së pagave për mjekët e policët

Thu Jul 30 , 2020
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar kundër amendamenteve që planifikonin ngritjen e pagës për profesionistët shëndetësorë, policët dhe inspektorët. Fillimisht deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu tha se amendamenti 64 është në vazhdën e luftës antikovid, konkretisht ngritjen e pagës për policët, andaj kërkoi nga deputetët që të votojnë pro. […]