© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Kuptimi i fjalës

Çka është Vepra Penale ?


Veprimi apo sjellja e caktuar e njeriut është një ndër elementet themelore të çdo vepre penale

Veprimi shprehet të veprat penale që kryhen me veprim dhe mosveprim, të veprat penale të kryera me dashje dhe nga pakujdesia, të tentativa apo vepra penale e kryer, etj.

Me termin veprim nënkuptojmë të gjitha sjelljet apo veprimet e njeriut që manifestohen në botën e jashtme dhe të cilat janë të përcaktuara me ligj si vepra penale. Veprimet që ngjajnë në psikën dhe vullnetin e brendshëm të njeriut, siç janë: mendimi, dëshira, vendimi dhe qëllimi për të kryer vepër penale, nuk mund të konsiderohen veprime në kuptimin penalo-juridik dhe nuk mund të ndëshkohet po që se ato nuk manifestohen në botën e jashtme.

 

Për tu konsideruar një veprim relevant në të dr. penale, ai duhet të jetë i vullnetshëm.

I vullnetshëm konsiderohet ai veprim i cili është ndërmarrë dhe dirigjuar nga ana e personit të vetëdijshëm dhe në bazë të vullnetit të lirë.

Sipas së dr. penale nuk do të konsiderohen si veprim dhe nuk do të ndëshkohen sjelljet apo veprimet që ndërmerren apo shkaktohen pa vetëdije, rastësisht apo nënndikimin e dhunës apo kanosjes, psh., veprimi në gjumë, me ç’rast nëna ja zë frymën foshnjës së vetë të posalindur dhe e mbytë; apo personi duke ecur në trotuar për shkak të ngricës rrëshqet dhe me atë rast i shkakton lëndim tjetrit që është gjendur pranë tij.

Kurse personi vepron me vetëdije, përkundër vullnetit të tij, në rastin kur nën ndikimin e dhunës apo kanosjes detyrohet të ndërmarrë veprimin e caktuar, psh., kur personi A ja drejton revolën personit B, që është duke punuar në sportelin e bankës dhe në këtë mënyrë e detyron që t’ia dorëzojë të gjitha të hollat që gjenden në kasafortë. Në të dr. penale janë të rëndësishme vetëm ato veprime të njeriut të cilat i përgjigjen ndonjë veprimi të përcaktuar në figurën ligjore të veprës penale përkatëse. Kjo është në harmoni me parimet e ligjshmërisë së veprës penale. Sipas kodit penal, vepra penale mund të kryhet me veprim ose me mosveprim. Mënyrën ndërmjet të së cilës manifestohet veprimi i kryerjes së veprës penale, në të dr. penale njihen dy lloje të veprave penale: vepra penale të kryera me veprim dhe me mosveprim. Veprat penale të kryera me veprim – Në kuptimin penalo-juridik, veprimi është lëvizje trupore e vullnetshme e njeriut me të cilin kryhet vepra penale (psh., shkrepja me armë të vepra penale e vrasjes, marrja e sendit të huaj të vepra penale e vjedhjes, etj.). Me anë të veprave penale të kryera me veprim, apo siç quhen ndryshe, delikte komosive, cenohen normat penalo-juridike, të cilat e ndalojnë veprimin e caktuar. Këto norma ndryshe quhen norma prohibitive. Veprat penale të kryera me mosveprim – Veprat penale me mosveprim, apo siç quhen ndryshe delikte omisive, kryhen me mos ndërmarrjen apo abstenimin nga veprimi që ka qenë i detyruar ta ndërmarrë. Kjo mënyrë e kryerjes së veprës penale shprehet si qëndrim pasiv i njeriut me rrethanat e caktuara, për shkak të cilit qendrim shkaktohet pasoja e ndaluar në botën e jashtme. Si vepër penale e kryer me mos veprim është psh., mos dhënia e ndihmës mjeksore. Me veprat penale me mosveprim cenohen normat të cilat urdhërojnë apo obligojnë që të ndërmerret veprimi i caktuar. Këto norma quhen norma imperative apo perceptive.

Sipas përkufizimit ligjor rezulton se veprat penale me mos veprim mund ti kryejnë vetëm ata persona që sipas ndonjë baze juridike kanë pasur obligim apo detyrë që ti ndërmarrin veprimet e caktuara, psh., është obligim ligjor që prindërit të kujdesen, ti edukojnë dhe ti mbajnë fëmijët e tyre, nëse këtë obligim nuk e përmbushin, atëherë mund të shprehet vepra penale e shkeljes së detyrimeve familjare. Veprat penale të kryera me mos veprim mund të ndahen në dy grupe: në vepra penale të drejta të kryera me mos veprim dhe në vepra penale jo të drejta të kryera me mos veprim. Veprat penale të drejta të kryera me mos veprim – Janë ato lloje të veprave penale të cilat edhe në kodin penal janë përcaktuar se mund të kryhen vetëm me mos veprim, psh., mos dhënia e ndihmës personit, jeta e të cilit gjendet në rrëzik të drejtpërdrejtë. Veprat penale jo të drejta të kryera me mos veprim – Janë ato vepra të cilat zakonisht kryhen me veprim, mirëpo në disa raste mund të kryhen edhe me mos veprim, psh., vepra penale e vrasjes, zakonisht kryhet me veprim, mirëpo mund të kryhet edhe me mos veprim në rastin kur e ëma me qëllim që ta privojë nga jeta fëmijën e vetë nuk i jep ushqim dhe kështu fëmija vdes. Në këtë rast është fjala për vepër penale me veprim, e cila është kryer me mos veprim.   Vendi i kryerjes së veprës penale Në të shumtën e herave pasoja e veprës penale shkaktohet në vendin ku është ndërmarrë veprimi i kryerjes. Në këto raste nuk ka dilema, ngase si vend i kryerjes konsiderohet vendi ku është ndërmarrë veprimi dhe ku është shkaktuar pasoja. Mirëpo, në disa raste veprimi i kryerjes ndërmerret në një vend, kurse pasoja shkaktohet në vendin tjetër, psh., personi A nga Prishtina, në bisedë telefonike e ofendon personin B në Pejë. Në këtë rast veprimi i kryerjes së veprës penale të fyrjes është ndërmarrë në Prishtinë, kurse pasoja është shkaktuar në Pejë. Këto janë të ashtuquajturat vepra penale distancionale. Përcaktimi i vendit të kryerjes së veprës penale është me rëndësi për këto shkaqe: 1. Prej sendit ku është kryer vepra penale varet se cili ligj penal do të aplikohet; 2. Sipas vendit të kryerjes se veprës penale përcaktohet kompetenca territoriale e gjykatave; 3. Të disa vepra penale, vendi i kryerjes së veprës penale konsiderohet element konstituiv; 4. Në disa raste, në aspektin e së dr. penale ndërk., është me rëndësi përcaktimi i vendit të kryerjes së veprës penale, kur veprimi i kryerjes është ndërmarrë në një shtet, kurse pasoja është shkaktuar në shtetin tjetër. lidhur me përcaktimin e vendit të kryerjes së veprave penale distancionale, në shkencën e së drejtës penale njihen tri teori: teoria e veprimit (vendi ku është ndërmarrë veprimi), teoria e pasojës apo suksesit (vendi ku është shkaktuar pasoja) dhe teoria e ubikvitetit (vendi ku është ndërmarrë veprim dhe vendi ku është shkaktuar pasoja). Koha e kryerjes së veprës penale Zakonisht menjëherë pas ndërmarrjes së veprimi shkaktohet pasoja e veprës penale. Në këto raste, në të dr. penale nuk paraqitet kurrfarë problemi lidhur me përcaktimin e kohës së kryerjes së veprës penale, ngase përputhen koha e ndërmarrjes së veprimit dhe koha e shkaktuarjes së faktorit. Mirëpo, në praktikë ndodh që veprimi të ndërmerret në një kohë, kurse pasoja të shkaktohet në kohën tjetër, më vonë, psh., personi A me qëlli që ta privojë nga jeta personin B shkrep armën në të dhe e plagosë rëndë, dhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, personi B vdes në spital pas 1 muaji. Çështja e përcaktimit të kohës së kryerjes së veprës penale ka rëndësi të posaçme praktike. Kjo rëndësi konsiston në faktin së prej kohës kur konsiderohet së është kryer vepra penale varet se cili ligj do të aplikohet. Ligji që ka qenë në fuqi në kohën kur është ndërmarrë veprimi apo ligji që ka qenë në fuqi në kohën kur është shkaktuar pasoja. Mandej sipas kohës së kryerjes se veprës penale përcaktohet përgjegjësia penale e kryesit dhe shqiptimi i sanksioneve penale – varësisht prej asaj së a ka qenë personi i mitur i ri, i mitur i rritur, madhor dhe a ka qenë i përgjegjshëm dhe i fajshëm. Afati i parashkrimit fillon të ecë prej momentit të kryerjes së veprës penale dhe në fund, në disa raste koha e kryerjes së veprës penale është element konstituiv i figurës së veprëspenale. Lidhur me përcaktimin e kohës së kryerjes së veprës penale, në shkencën e së dr. penale dhe në kodin tonë penal është përvetësuar teoria e veprimit. Kështu, sipas kodit penal vepra penale konsiderohet së është kryer në kohën kur personi ka vepruar apo ka qenë i detyruar të veprojë, pa marrë parasysh kohën kur është shkaktuar pasoja. Në raste kur vepra penale kryhet në bashkëpunim, si kohë e kryerjes konsiderohet koha kur bashkëpunëtori ka vepruar, e jo kur kryesi ka ndërmarrë veprimin e kryerjes. Kur është fjala për veprat penale të vazhduara dhe kolektive, të cilat sipas natyrës së tyre përbëhen nga shumë veprime, kohë e kryerjes konsiderohet e tërë koha gjatë së cilës janë ndërmarrë veprime të posaçme që përbëjnë figurën e këtyre llojeve të veprave penale. Të veprat penale permanente, sikohë e kryerjes konsiderohe
(more… http://juridiksi.e-monsite.com/faqe/e-drejta-penale/leksione/veprat-penale.html©)

 

Shih edhe:

Kodi Penal i Republikës së Kosovës

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.