© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
veshkatttt

Çka është Veshka ?

Veshka është organ me disa funksione, luan rol themelor rregullues në shumicën e kafshëve, duke përfshirë vertebrorët dhe disa jovertebrorë.

Veshkat janë të domosdoshme për funksionimin e sistemit urinar dhe kryejnë edhe funksione homeostatike të tilla si rregullimin e elektroliteve, dhe rregullimin e trysnisë së gjakut (përmes ruajtjes së drejtpeshimit kripëujë).

Veshkat i shërbejnë trupit si një kullues natyror i gjakut, dhe heqjen e mbeturinave të cilat shmangen në fshikëzën e urinës.

Në prodhimin e urinës, veshkat nxjerrin mbeturina të tilla si ure dhe amoniak.

Veshkat gjithashtu janë përgjegjëse për rithithjen e ujit, glukozës, dhe aminoacideve.

Ato gjithashtu prodhojnë hormone, duke përfshirë kalcitriol, reninë, dhe eritropoetinë.

 

Anatomia e veshkave

Vendndodhja e veshkave

Tek njerëzit veshkat janë të vendosura në zgavrën abdominale. Ka dy veshka, një në çdo anë të shtyllës kurrizore.

Asimetria në zgavrën e barkut e shkaktuar nga pozicioni i mëlçisë zakonisht bën që veshka e djathtë të jetë pak më e poshtë se sa veshka e majtë. Sipër secilës veshkë gjenden gjëndra mbiveshkore përkatëse, majtas dhe djathtas. Pjesët e sipërme të veshkave janë të mbrojtura pjesërisht nga brinjët e njëmbëdhjeta dhe të dymbëdhjeta; në totalitetin e saj veshka dhe gjëndra mbiveshkore janë të rrethuara nga dy shtresa dhjami (rrethveshkore dhe paraveshkore).

Sa peshon veshka ?

Veshka e çdo të rrituri peshon midis 125 dhe 170 gram te meshkujt dhe midis 115 dhe 155 gram te femrat.

Veshka e majtë zakonisht është pak më e madhe se e djathta.

 

Struktura e veshkës

Veshka ka një strukturë në trajtën e një bathe. Çdo veshkë ka sipërfaqe të lugët dhe të mysët. Sipërfaqja e lugët, gjiri është pika në të cilën hyn në veshkë arteria veshkore dhe dalin vena veshkore dhe ureteri. Veshka është e rrethuar nga inde të forta fibroze, kapsula veshkore, e cila në vetvete është e rrethuar nga një shtresë dhjami.

Sa është gjatësia dhe gjerësia e veshkës ?

 

Veshka është përafërsisht 11-14 cm e gjatë, 6 cm e gjerë dhe 4 cm e trashë./Gazeta Shëndeti

Veshka

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.