Vetëm ndryshimi do t’i kthente mjekët në Kosovë

loading...
Vetëm ndryshimi do t’i kthente mjekët në Kosovë

Qe 10 vjet mjeku kosovar Milot Rama ka shkuar në shtetin
gjerman, në të cilin ka gjetur punë në disa nga klinikat më
prestigjioze. Mënyra se si funksiononin gjërat në vend e kishin shtyrë
që në moshën 25-vjeçare ta lëshonte Kosovën, pavarësisht dëshirës së
madhe për të punuar këtu, shkruan gazeta “Zeri“.

Vit pas viti shohim numër të madh të punëtorëve shëndetësorë, të
cilët lëshojnë Kosovën për të gjetur punë në shtete të tjera, kryesisht
në Gjermani.

Duke u bazuar në gjendjen momentale në Kosovë, Rama ka thënë se askush
nuk duhet të presë që stafi i kualifikuar mjekësor të qëndrojë në vend.

“Natyrisht mendoj se është përgjegjësi morale imja dhe e çdo mjeku të
kontribuojë në vendin që e ka shkolluar e në shoqërinë që ka investuar
në të. Mirëpo po e them prapë, me këtë sistem të çoroditur të vlerave në
këto 20 vjetët e fundit askush nuk mund të presë që stafi i kualifikuar
të mbetet në Kosovë”, ka thënë ai, shkruan tutje “Zeri”.

Ai ka treguar se nëse do të ketë ndryshime në vend, atëherë edhe ai do të kthehej dhe do ta jepte kontributin e tij në Kosovë.

“Nëse ka indikator për ndryshim, patjetër. Populli i Kosovës votoi
për ndryshim. Ta shohim si po zhvillohen gjërat. Për kandidatin për
kryeministër kam mendim shumë pozitiv. Ai edhe sa ishte në opozitë
mundonte të krijonte një komunitet funksional të kosovarëve në Berlin”,
ka shtuar ai./ZERI.

loading...