[ad_1]
Uji është një element i rëndësishëm për trupin dhe shëndetin
e njeriut.
Të paktën dy litra në ditë nevojitet të konsumojë secili, dhe
sidomos në ditët e nxehta. Por, ka disa sinjale që jep trupi të cilat nevojitet
t’iu bëjnë që të konsumoni ujë menjëherë.
Goja juaj është e thatë
Kjo duket diçka shumë e qartë, por Vetëm po të ndieni se ju
është tharë goja, ju është bërë bajate, atëherë sigurisht nevojitet të pini një
gotë ujë. Uji lag membranat e mukozës në gojë dhe fyt, të cilat vazhdojnë ta
mbajnë gojën të lagur me pështymë edhe shumë kohë pas një gllënjke ujë.
Lëkura juaj është e thatë
Në fakt, lëkura e thatë është një shenjë e dehidratimit,
që mund të çojë në shumë probleme të tjera. Mungesa e ujit nënkupton mungesë të
djersës, që çon në paaftësi të trupit për të hequr yndyrën dhe pisllëkun e
akumuluar gjatë ditës.
Sytë tuaj janë të thatë
Mungesa e ujit çon në sy të thatë dhe të skuqur. Pa ujë
në trup, thahet edhe loti në sy.
Po përjetoni dhembje në nyje
Kërci i eshtrave dhe kurrizit përbëhet nga 80% ujë,
shkruan noa.al. Uji është shumë i rëndësishëm për shëndetin e eshtrave. Duke e
mbajtur trupin të hidratuar, nyjet janë në gjendje që të përballojnë
‘tronditjen’ e lëvizjeve të papritura, si vrapim, kërcim ose rënie.
[ad_2]