Veton Berisha i bashkohet Grupit Parlamentar Nisma-AKR


loading...

Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), Veton Berisha i është bashkuar  Grupit Parlamentar Nisma – AKR.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, me anë të një njoftimi në ‘Facebook’.

“Nga sot deputeti i Kuvendit të Kosovës z.Veton Berisha i bashkohet Grupit Parlamentar NISMA Socialdemokrate-AKR”, ka shkruar Shala.

Kujtojmë që Grupi Parlamentar Nisma – AKR ishte shuar në Kuvend, pasi aterimit të Haxhi Shalës nga Nisma në AAK-në e Ramush Haradinaj, e ku partia e Fatmir Limaj kishte mbetur me 5 deputetë në Kuvend, gjë që e solli shuarjen si grup parlamentar.



loading...