Skip to toolbar

Vetura përplaset për mbrojtëset e urës në Korenicë të Gjakovës, dyshohet se vozitësin e zuri gjumi


loading...

Një aksident me lëndime të lehta trupore është regjistruar mëngjesin e sotëm në Policinë Rajonale të Gjakovës.

Në videon e dërguar në KALLXo.com nga një qytetar shihet një makinë me targa të Shqipërisë që është përplasur me disa rrethoja të një ure në fshatin Korenicë të Komunës së Gjakovës.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe Komandanti i Trafikut në këtë komunë, Albin Sahatqija.

“Po mund të ju konfirmoj se aksidenti ka ndodhur rreth orës 9:30. Një veturë është përplasur me rrethoja të një ure. Në veturë kanë qenë tre persona, të njëjtit kanë marrë lëndime trupore të lehta dhe janë liruar. Dyshimet e para janë se aksidenti u shkaktua pasi vozitësin e ka zërë gjumi”, tha Sahatqija për KALLXO.com.



loading...