Video emocionuese: Infermierja ndërmjetëson komunikimin e pacientes me COVID me familjen- Ajo mbylli sytë!


video rrëqethëse që tregon një infermiere të Çikagos që ndërmjetëson një komunikim të një pacienteje 85-vjeçare me familjen, përmes tabletit, ndërsa i thotë familjarëve se “ajo mbylli sytë, ju dëgjoi”, kur ata i thanë “të duam” nga ekrani.

Alma Abad është kujdesur për Florence Bolton në njësinë e kujdesit intensiv në Chicago, ndërsa gruaja e moshuar lufton me virusin vdekjeprurës.

Abad gjithashtu ka mundësuar bisedë me video me familjen e Bolton në mënyrë që ata të mund të kalojnë ca kohë me të afërmin e tyre të sëmurë nga larg.

prekëse tregon Bolton të shtrirë në shtrat me një maskë oksigjeni të vendosur.

Abad, e cila është e veshur me pajisje të plota mbrojtëse personale, heq maskën e Bolton dhe afron ekranin mbi shtratin e saj, në mënyrë që familja të mund t’i shohë fytyrën.

‘Hej, gjyshe,’ thotë familja e Boltonit.

përpiqet që butësisht ta afrojë atë për të parë familjen e saj, para se ajo të vendosë maskën përsëri në fytyrën e saj.

‘Ajo e dëgjoi zërin tënd’, i thotë Abad familjes.

dua”, i thonë ata gjyshes së tyre.

Abad thotë: ‘Ajo mbylli sytë, të dëgjoi ty’.

Telefonatat me video dhe audio është forma e vetme e kontaktit që shumica e pacientëve me mund të kenë me të dashurit e tyre nga spitali.



Postime të ngjashme