VIDEO: Grupi i njohur muzikor suedez uron Shqipërinë dhe Kosovën për 28-29 Nëntorin në versionin e tyre të këngës “Xhamadani vija vija”

loading...


Grupi i njohur muzikor suedez, MadMan’s Choice ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar shqiptarët për 28-29 nëntorin.

Ata kanë xhiruar një version të tyre të këngës shqiptare legjendare “Xhamadani vija vija”.

Në videon që kanë publikuar kanë e kanë cilësuar këtë si një dhuratë për të gjithë shqiptarët kudo që janë, por veçanërisht për Kosovën.

Në videon e publikuar ata kanë shkruar se idea për këtë version të këngës ka ardhur natyrshëm.

Ata gjithashtu kanë thënë se për të xhiruar këtë këngë kanë marrë ndihmë nga disa këngëtarë shqiptare.

 “Ky projekt është një mënyrë për të treguar vlerësimin tonë për njerëzit e mirë dhe Kosovën e bukur. Puna në këtë projekt ishte përvojë shumë argëtuese dhe e paharrueshme. Dy vjet më parë ne ishim të ftuar të performojmë në Hardh Fest në Rahovec, Kosovë. Para koncertit vendosëm të provonim një këngë shqiptare si një dhuratë për publikun. Përgjigja ishte jashtë kësaj bote. Kjo çoi në disa bashkëpunime me Bujar Berishën, Florent Boshnjakun dhe Berat Keqekolla. Kështu që ideja për të bërë një video për këngën “Xhamadani”, erdhi natyrshëm. Sapo ta kalojmë këtë situatë Covid-19 ne shpresojmë që njerëzit e Kosovës të mund të lëvizin lirshëm si një nga të drejtat themelore të njeriut”, kanë shkruar MadMan’s.

j.l./ dita

Related posts