VIDEO: “Me kusht që i fut njeriut frikën e vdekjes, më pas me të mund të bësh ç’të duash”, një dokumentar që ngre pikëpyetje mbi Covid 19 ndez debate në Francë

loading...


Ekziston një plan i madh për ta nënshtruar njerëzimin, drejt një rifillimi të ri, d.m.th startimi nga e para. Dhe kjo është vendosur në Forumin ekonomik të Davosit, duke shfrytëzuar një virus të shpikur në laborator, Covid-19.

Qëllimi është arritja e një rritje ekonomike më të qëndrueshme dhe  pas kësaj fshihen emra si Bill Gejts, Dejvid Rokfeler apo Zhak Atali

Kjo është teza kryesore e një dokumentarit “Hold Up” (gati 3 orë) që do të dalë të mërkurën e kësaj jave në Francë dhe që po çmend fansat e konspiracionit në rrjetet shoqërore, ndërkohë që sulmohet me forcën më të madhe nga mediat “main-stream”.

Dokumentari i ripostuar edhe nga personazhe shumë të njohur në llogaritë e tyre thotë se ka si qëllim të alarmojë, të ndërgjegjësojë dhe të informojë njerëzit për atë çka po ndodh pas shpinës së tyre.

“Eshtë një plan i kalkuluar me shumë kujdes”, thotë një nga producentët e dokumentarit Christophe Cossé.

Mendimin e tij të qartë për atë që po ndodh Cossé e ka shprehur në një shkrim përpara disa kohëve, në të cilim pretendon se e gjitha po bëhet për vaksinimin masiv dhe kontrollin dixhital të popullsisë duke shfrytëzuar Covid 19.

Për të mbështetur këto teza dokumentari bën një skanim të imtësishëm të gafave që kanë bërë politikanët, të mendimeve kontradiktore që kanë shfaqur shkencëtarët, të shplarjes së trurit në të cilën kanë marrë pjesë mediat e mëdha si dhe në ndërhyrjen e lobeve financiare të industrisë së ilaçeve.

“Futi një njeriu frikën e vdekjes dhe më pas me të mund të bësh çfarë të duash”, thotë njëri nga të 37 intervistuarit e filmit, midis të cilëve gjenden edhe çmime Nobël, politikanë, mjekë dhr antropologë.

Sociologia Monique Pinçon-Charlot, e cila njihet për kërkimet e saj mbi temën e borgjezisë së sipërme, kritikon ligjërimin e “frikës” të përcjellë nga media dhe madje shkon aq larg sa të flasë për një “luftë të tretë” botërore dhe një “holokaust që synon zhdukjen e pjesës më të varfër të njerëzimit, pasi të pasurit s’ kanë më nevojë për ta”.

Duke parë kuriozitetin e madh që ka ngjallur ky dokumentar, i cili mund të shikohet pa pagesë në rrjete shoqërore (por vetëm në frengjisht), mediat e mëdha franceze i janë futur punës për diskreditimin e tij. Ato janë mbushur plot me shkrime fakt check që diskreditojnë mënyrën e tij të shikimit.

Gazeta e madhe franceze Liberation i kushtoi të premten faqen e saj të parë këtij dokumentari.

“Në fakt, ky dokumentar është një rast  që duhet studiuar nga politikanët. Ai tregon se si strategjia jokonsistente dhe komunikimi i dobët me publikun mund të përdoret në kurriz të publikut, dule prodhuar të kundërtën e së vërtetës dhe duke shkaktuar kështu turbulli dhe paranojë në opinion”, nënvizonte Liberation.

 

j.l./ dita

Related posts