Një i ri shqiptar me anë të një postimi në Instagram ka publikuar një video ku duken të gjithë skajet e Shqipërisë nga Vermoshi në Konispol.
Videoja e krijuar nga Erald Halili, duket se s’ ka kaluar pa u parë edhe nga themeluesi i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg.
Së fundmi, Halili ka ndarë në InstaStory suksesin e radhës, ku vihet re mesazhi që i ka dërguar Mark Zuckerberg.
Sipas postimit të publikuar nga i riu themeluesi i Facebook ka uruar shqiptarin.
“Çfarë po ndodh në Shqipëri në këto momente? Unë kam parë postimin tënd kudo në Instagram Stories. Urime”, thuhet në mesazhin e Zuckerberg
o.j/dita