Vidhet arka brenda marketit në Prishtinë

loading...


Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 17:22, ka ndodhur një grabitje në udhën “Rexhep Shema”, në Prishtinë.

Sipas njoftimit, dy ankueset kanë raportuar se derisa kanë qenë duke punuar në një market, tre të dyshuar të panjohur, nën kërcënimin e armëve, kanë marrë arkën dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Për shkak të shqetësimit, ankueset kanë pranuar trajtim mjekësor.



Related posts