Vijojnë Rreshjet e Shiut, Borës dhe Ulje Temperaturash – Kur Rikthehet Dielli

loading...


Vendi ynë do të mbizotërohet nga vranësira të shumta të cilat do të sjellin reshje në të tërë territorin.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01ºC në 11ºC, në zonat e ulëta nga 07ºC në 18ºC dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 19ºC.

Era do të fryejë në drejtim Lindor-Juglindor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 5 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë me vranësira të shumta të cilat do të sjellin reshje në të tërë territorin. Në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e dëborës. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 01ºC deri në 08ºC dhe në zonat e ulëta nga 06ºC në 11ºC citon Top Channel.

Përmirësimi i Motit dhe Rikthimi i Rreshjeve

Pas ditës së enjte moti do të përmirësohet dhe rreshjet e shiut do ti lënë vendin diellit.

Temperaturat do të pësojnë një rritje graduale deri në 14 gradë celcius maksimalja. Edhe fundjavë do të karakterizohet nga moti i kthjellët kurse temperaturat do të vijojnë të jenë të ngrohta me mëngjeset dhe mbrëmjet e freskëta.

Moti i kthejllët do të mbizotërojë deri në fillimjavën që vjen. Më pas do të kemi sërish rikthim të rreshjeve të shiut gjatë ditës së enjte dhe të premte por temperaturat do të pësojnë rritje dhe moti do të jetë I ngrohtë. Temperaturat pritet të rriten deri në 25 gradë celcius./AgroWeb.org

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *