Viktimat e prekura nga COVID-19 duke u nxjerrë nga spitali në arkivole


loading...

Numri i të vdekurve në Kosovë, që nga fillimi i pandemisë më 13 mars, ka arritur në 95.

Vetëm gjatë kësaj jave ka pasur rritje të numrit të viktimave nga COVID-19.

 

Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar tetë viktima. Në disa pamje të xhiruara nga KALLXO.com shihen ekipet mjekësore duke nxjerrë viktimat në arkivole nga Klinika e Infektivës.

Në pamjet e transmetuara mund të shihni edhe se një nga viktimat ka qenë duke u trajtuar në Qendrën Mjekësore Sportive e cila gjendet në oborrin e Qendrës Klinike Universitare ku edhe po trajtohen disa nga pacientët e prekur nga COVID-19.

Në bazë të statistikave të të vdekurve nëpër Komunat e Kosovës, më e prekura është ajo e Prizrenit me gjithsej 15 viktima nga COVId-19. Prishtina gjatë kësaj kohe ka regjistruar 10 viktima, Komuna e Vushtrrisë, 8 viktima nga COVID-19.

Në QKUK, mbi 100 pacientë të prekur me coronavirus dhe të cilët po trajtohen me oksigjenoterapi.

Në total numri i regjistruar me të prekur me COVID-19 në Kosovë, është 4 mijë e 307 persona.

Të shëruar nga infektimi sipas statistikave zyrtare janë 2 mijë e 95 kurse janë shënuar 94 viktima.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *