Vit jo i lehtë për infermierët në Kosovë

loading...


Shkruar nga Fisnik Dajakaj

Viti 2020 u karakterizua më shumë të papritura të cilat lindën si pasojë e shfaqjes së koronavirusit.

Pa dyshim se e tërë kjo ka qenë e vështirë për infermierët të cilët, ndonëse në vijën e parë të frontit së bashku me pjesën tjerët të stafit mjekësor, s’ i merrnin pagesat që kërkonin nga Qeveria e Kosovës.

Ishte pikërisht ushtruesi i detyrës si kryeinfermier, Enlirat Duraku, i cili e filloi një grevë 24-ditore që kërkonte që pagesat e kujdestarisë për stafin infermieror të rriteshin nga 18 në 36 euro.

Tashmë kur greva akoma s’ ka përfunduar, Duraku shprehet se s’ është marrë asnjë hap konkret nga Qeveria në këtë drejtim.

“Qeveria s’ ka bërë asgjë në këtë drejtim. Të vetmit që u interesuan ishin deputet Bekim Haxhiu, Fitim Uka dhe Teuta Haxhiu”, shprehet Duraku për Famila jonë.

Duraku tutje thotë se kishte problem serioze shëndetësore gjatë kësaj kohe.

“Isha në një gjendje të rëndë. 20 ditëshi i fundit ishte më i keqi i këtij viti, kisha probleme të theksuara shëndetësore”, shtoi ai.

Duraku shpreson që viti i ri t’i gjejë të gjithë infermierët me kërkesa të realizuara, pasi ndryshe do të jetë e vështirë.

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *