Vitamina C nuk i krijon, por i shpërbën gurët në veshka
Prof. Andrew Saul
Është e zakonshme që gurët fosfat kalciumi të krijohen në një trakt urinar që nuk është acid. Acidi Askorbik (forma më e zakonshme e vitaminës C) acidifikon urinën, duke shpërbërë gurët fosfat. Urina acide do të shkrijë edhe gurët me përbërje fostat amoni dhe magnez, që përndryshe do të kërkonin heqje kirurgjikale. Këta janë gurët Struvitë që lidhen me infeksionet e traktit urinar. Por infeksioni dhe guri janë shëruar lehtë me vitaminë C në doza të mëdha. Të dyja janë pothuajse 100% të parandalueshme me konsumin e përditshëm të dozave shumë më të mëdha se AZHR (rekomandimi zyrtar). Një gorrillë merr rreth 4000 mg vitaminë C nga dieta e saj natyrore. Ndërsa AZHR për njerëzit është vetëm 60 mg! Dikush është i gabuar dhe unë nuk mendoj se janë gorillat të gabuara. (Instikti i natyrës është i pagabueshëm- Shënimi Molla).
Gurët nga bashkimi i kalciumit me oksalate mund të formohen në çdo lloj urine, alkaline apo acide. Megjithatë, nëse një person merr sasi të mjaftueshme të vitaminave B-kompleks dhe magnez, ky lloj i gurit nuk formohet. Jonet aktive në vitaminë C rritin prodhimin e trupit të oksalates. Megjithatë, në praktikë, vitamina C nuk e rrit formimin e gurit oksalat. Dr. Emanuel Cheraskin, Marshall Ringsdorf dhe Emily Sisley shpjeguan se urina acide zvogëlon bashkimin e kalciumit me oksalate, duke reduktuar mundësinë e gurëve. “Vitamina C në urinë ka tendencë për të lidhur kalciumin dhe ul formën e tij të lirë. Kjo do të thotë më pak mundësi, që kalciumi të ngjitet me oksalaten për të mpiksur gurët”. Gjithashtu, efekti diuretik i vitaminës C zvogëlon kushtet statike të nevojshme për formimin e gurit. Lumenjtë që rrjedhin shpejt, depozitojnë pak baltë dhe Vitamina C nxit rrjedhjen urinare. Për më tepër, ju mund të shmangni oksalaten e tepërt duke mos ngrënë shumë majdanoz, kokrra amaranth, spinaq, qepë, arra ose çokollatë. Nëse mjeku mendon se një person është veçanërisht i prirur për formimin e gurëve oksalate, ai person duhet të lexojë sugjerimet e mëposhtme, para se të braktisë përfitimet e vitaminës C.
Robert F. Cathcart shkruan: “Vite më parë, kur Linus Pauling shkroi librin e tij ‘Vitamina C dhe ftohjet’, kritikët menjëherë e etiketuan marrjen e dozave të mëdha të vitaminës C si të rrezikshme për prodhimin e gurëve në veshka. Ky qëndrim kundërshtues duke u thënë njerëzve se vitamina C shkakton gurët në veshka vazhdon sot nga kundërshtarët e vitaminës C, pavarësisht mungesës së provave klinike të gurëve në veshka, tek njerëzit që marrin vitaminë C. Unë fillova duke përdorur vitaminë C në doza masive në pacientë që në vitin 1969. Me kohë kam lexuar se askorbate duhet të shkaktojë gurë në veshka, por unë kam provat klinike, se ajo nuk shkakton gurë në veshka, kështu që unë vazhdoj përshkrimin e recetave të dozave masive tek pacientët. Deri në këtë ditë (viti 2006) unë kam vënë 25.000 pacientë në doza masive të vitaminës C dhe askush prej tyre nuk ka zhvilluar gurë në veshka. Dy pacientë që kishin ulur dozat e tyre në 500 mg në ditë, zhvilluan gurë oksalate- kalcium. Por duke i ngritur dozat sërish dhe duke shtuar magnez dhe B6 në programin e tyre, ata nuk kanë pasur më gurë në veshka. Mendoj se dozat e ulëta të Vitaminës C nuk kishin efekt dhe dy pacientë prodhuan gurë në veshka, sepse nuk morën mjaftueshëm vitaminë C”, thotë Prof. Cathcart.
Mënyrat për zvogëluar rrezikun e gurëve në veshka
‘Gurët në veshka janë të lidhur me konsumin e lartë të sheqerit, kështu që hani më pak (ose aspak) sheqer të shtuar. J. Thom ka shkruar mbi “Ndikimi i karbohidrateve të rafinuara në sekretimin urinar të kalciumit”, botuar në “British Journal of Urology” në dhjetor 1978’
1. Rritni pirjen e lëngjeve: Lëngjet e shtrydhur të portokallit, rrushit, karotës janë të larta në citrate që pengojnë grumbullimin e acidit urik dhe formimin e gurëve nga kripërat e kalciumit. J. Carper ka shkruar se “Lëngu i portokallit parandalon gurët në veshka”, artikull i botuar në gazetën “Lancaster” 5 janar, 1994.
2. Kontrolloni ph e urinës: Urina acide parandalon infeksionet e traktit urinar, shkrin si gurët fosfatë, dhe gurët cistinë dhe Struvitë dhe nuk do të shkaktojë gurë oksalate. Për të mbajtur pehashin e urinës me tendencë të lehtë acide përdorni vitaminë C, të paktën 3 herë në ditë nga 1 gr, lëng boronice ose lëngun e kumbullave të zeza. (Të vetmet fruta që pasi metabolizohen, nuk kthehen në produkt alkalin, por mbeten acide- shpjegimi Molla).
3. Hani ushqime me kalcium: Shumica e gurëve në veshka kanë kalcium, por ju nuk duhet të eliminoni ushqimet me kalcium, që do të shkaktonte mangësi nga ky mineral. Në vend të ulni futjen e kalciumit, reduktoni fosforin e tepërt nga dieta, duke shmangur pijet e gazuara të buta si koka-kola. Pijet e buta përmbajnë sasi të acidit fosforik.
4. Magnez 400 mg/ ditë: Edhe më shumë është i dëshirueshëm, që të ruhet ekuilibri ideal magnez/ kalcium 1/ 2.
5. Vitaminë B-kompleks e mirë: Eksperimentet tregojnë se mungesa e Vitaminës B-6 prodhon gurë në veshka dhe kjo mangësi është e zakonshme tek njerëzit. Universiteti i Harvardit konkludon: “Rezultatet tona sugjerojnë se mbi 40 mg/ ditë vitaminë B6 shtesë zvogëlon rrezikun e formimit të gurit”. Gjithashtu, mangësia në Vitaminë B-1 është e lidhur me formimin e gurëve, siç treguan autorët Hagler dhe Herman në artikullin “Metabolizmi i oksalates”, botuar në “American Journal of Clinical Nutrition” gusht, 1973.
6. Stop mishit! Për gurët e acidit urik/ purine, që janë edhe shkak i përdhesit/cermës, ndaloni ngrënien e mishit! Mishi është burimi kryesor dietetik i purinës. Shtoni trajtimin natyropatik me lëngje. Rritja e konsumit të vitaminës C përmirëson nxjerrjen e acidit urik. Cheraskin (Professor Emeritus, pionier në Ushqyerjen e Mirë) rekomandoi që në vitin 1983 përdorimin mbrojtës me vitaminë C.
7. Mjeko infeksionet e ndryshme, sepse favorizojnë formimin e gurit si rezultat i urinës tepër të koncentruar nga djersitja prej etheve, të vjellat ose diarreja.
Sindromi Nefrotik dhe edemat…
Vitaminë C për të ndalur shkatërrimin e veshkave
Njësia funksionale e veshkës është nefroni, një njësi- ind që jo vetëm filtron, por edhe riciklon substancat e nevojshme (ujë, minerale) dhe nxjerr jashtë pjesën e tepërt në një urinë të koncentruar. Pra, urina është filtruesja e gjakut ose më saktë, gjaku është filtruar në urinë. Gurët në veshkat janë ndër shkaqet kryesore të dëmtimit të nefroneve, pra të vetë veshkës. Ndërlikimet e diabetit apo hipertensioni janë shkaqe të tjera. Por dëmtimi i nefroneve ka lidhje edhe me sëmundjet e kolagjenit si artriti reumatoid, lupusi etj. dhe kjo lidhje nuk është aksidentale. Këto diagnoza kanë lidhje me mungesat kronike të Vitaminës C dhe ndihmësve të saj, bioflavonoideve, ashtu siç e përshkruan Sr. Williams: “Lezioni parësor degjenerativ ndodh në kapilarët e nefroneve (glomerulet). Kjo për shkak se kapilarët, këto enë gjaku kaq të imëta, pikojnë të parët, çahen në mungesë të vitaminës C në sasi të mjaftueshme. Thjesht, gjakderdhja nga mishrat e dhëmbëve është një shembull i dukshëm i kësaj mangësie, por rrjedhja e lehtë e glomeruleve është një problem i madh i fshehur”. Gjithashtu, roli i dozave masive të vitaminës C është i madh në inflamacionin e veshkave, në edemat (mbajtjen e ujërave), duke siguruar parandalimin dhe trajtimin në nivelet e ngopjes me këtë vitaminë.
(Shënim i redaksise: Kujtoni historinë e pacientit me dështim të zemrës në reanimacionin e QSUT-së, që me 5 gr. të para me Vitaminë C, nxorri brenda 4 orëve 8 litra ujë!…Botuar tek Molla nr.32)