Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në Qendrën e Vaksinimit në sallën “1 Tetori”, ka deklaruar se përveç Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë që po merret vazhdimisht me sigurimin e dozave të tjera të vaksinave, po merret edhe Presidentja Vjosa Osmani.
Vitia bëri të ditur se deri më tani janë vaksinuar mbi 3100 persona nga stafi shëndetësorë, në këto fjalë e sipër bëri të ditur se të enjten dhe të premten do të nis vaksinimi i personave mbi moshën 80 vjeç.
“deri më tani janë vaksinuar mbi 3100 nga personeli shëndetësorë. Nga data 8 dhe 9 e këtij muaji do të nis edhe vaksinimi i personave mbi moshën 80 vjeç, procesi po shkon jashtëzakonisht mirë, është bërë shpërndarja edhe në komuna ku po vazhdon procesi i vaksinimit të personelit shëndetësorë”, tha Vitia.
Ministri bëri të ditur se vaksina është e sigurte dhe se s’ ka ndonjë efekt serioz, dhe se askush s’ duhet të hezitoj që të marrë këtë vaksinë.
“Presim shumë shpejt që kontingjenti i tjetër i vaksinave të arrij shumë shpejt. Tani sipas të gjitha informacioneve, vaksina është e sigurt s’ ka efekte aspak serioze nga ata që deri më tani kanë marrë vaksinën”, u shpreh Vitia.
Vitia shtoi se përveç vaksinave është e nevojshme edhe respektimi i masave antiCOVID-19.