Vizat Vertikale Tek Thonjtë – Çfarë Tregojnë Për Shëndetin dhe Si Trajtohen

loading...

Struktura e thonjve është e ndryshme dhe e veçantë tek çdo person.

Mund të jenë në forma, ngjyra dhe në gjendje të ndryshme varësisht gjendjes së organizmit.

Po qe se keni vene re disa viza horizontale mes thonjve tuaj, s’ jeni të vetmit.

Kjo është gjendja më e zakonshme që trupizhvillon tek thonjtë.

Gjithsesi këto viza s’ janë aq të padëmshme sa duken, pasi mund të fshehin sëmundjeserioze nga pas.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon pikërisht për këtë dukuri që prek thonjtë tuaj, çfarë tregon dhe si ta kuroni.

Çfarë i shkakton

Thonjtë janë një ndër treguesit më të qartë të shëndetit të mirë të të gjithë organizmit.

Po qe se ata janë të dobët, thyhen shpejt, kanë shenja apo viza të ndryshme do të thotë se diçka s’ po funksionon mirë në organizëm.

Shkaqet kryesore që fsheh kjo gjendje e thonjve nisin që nga trauma të jashtme që mund të prekin thonjtë, kequshqyerja apo mosha.

Duke vazhduar deri në sëmundje më serioze si infeksione të ndryshme të organizmit dhe ekzema.

Mund të jenë gjithashtu tregues të anemive, sëmundjeve të lëkurës si psoriaza apo problemeve me tiroidet.

Po qe se vuani nga sëmundje të kockave si osteoporoza ose artriti ka gjasa që të keni këto probleme me thonjtë tuaj.

Kjo posa përveçse thonjtë bëhen më delikatë me kalimin e viteve, janë në tërësi një ndër pjesët më të ekspozuara dhe delikate të trupit.

Sipas mjekëve është e rëndësishme që të mjekoheni në kohë nëse shikoni viza të gjata në sipërfaqen e thonjve tuaj.

Si t’i trajtoni

Duke qenë se shpeshherë shkaktohen nga kequshqyerja hapi i parë që mund të bëni për të kuruar thonjtë nis nga tavolina.

Konsumoni shumë vitamina nga frutat dhe perimet duke qëndruar larg yndyrave të këqija dhe ushqimeve të procesuara.

Sigurohuni të merrni shumë vitamina të grupit B, ku futen Vitamina B1, vitamina B2,  vitamina B3, vitamina B5 dhe vitamina B6.

Këto vitamina i gjeni në ushqime të ndryshme siç janë bishtajoret, qumështi, peshku, drithërat, bananet apo spinaqi.

Gjithashtu mundohuni të largoni stresin në mënyrë që të mos ndikojë në funksionimin normal të organizmit tuaj.

Në çdo rast është i rëndësishëm kujdesi mjekësor, përdorimi i pomadave të ndryshme për thonjtë apo vajrave kurativë./AgroWeb.org

Related posts