Vjedhje në Prishtinë, arrestohen dy algjerianë

loading...


Dy shtetas algjerianë janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi të njëjtit dyshohen se e kanë dëmtuar një cilindër të derës së një personi tjetër në tentim për të vjedhur.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dardania” më 27 nëntor në orën 06:30 të mëngjesit.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë identifikuar dhe arrestuar dy meshkuj shtetas të Algjerisë, pasi që të njëjti ditë më parë  kanë dëmtuar një cilindër të derës dhe në televizor të ankuesit mashkull  kosovar. Me vendim të prokurorit, të dyshuari janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Related posts