Vjen lajmi i mirë! Studimi: Imuniteti nga COVID mund të zgjasë edhe vite pas infektimit

loading...


Ata që e kanë kaluar COVID mund të kenë imunitet mbrojtës ndaj sëmundjes për muaj, apo edhe vite pas infektimit, sugjeron një studim.

Gjetjet, bazuar në analizat e mostrave të gjakut nga 188 pacientë Covid-19, sugjerojnë që pothuajse të gjithë të mbijetuarit e sëmundjes kanë qelizat imune të nevojshme për të luftuar ri-infektimin.

“Të dhënat tona sugjerojnë që përgjigja imune është atje dhe është e qëndrueshme”, tha profesor Alessandro Sette, nga Instituti La Jolla për Imunologji në SHBA.

Studiuesit matën antitrupat, qelizat B të kujtesës, qelizat ndihmëse T dhe qelizat T vrasëse të katër përbërësit e kujtesës imune në të njëjtën kohë.

Studimi, botuar në revistën “Science” ndihmon në sqarimin e disa të dhënave alarmante nga institutet e tjera, të cilat treguan një rënie dramatike të antitrupave që luftonin COVID në muajt e mëvonshëm.

“Sigurisht, përgjigjia imune zvogëlohet me kalimin e kohës në një masë të caktuar, por kjo është normale”, vuri në dukje Sette.

Studiuesit zbuluan se antitrupat specifikë të virusit vazhdojnë në qarkullimin e gjakut muaj pas infektimit.

Ata thanë se trupi gjithashtu ka qeliza imune të quajtura kujtesa B.

j.l./ dita

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *